Drejtësia blihet me ryshfet

377

Fatmir Xhafaj njeriu i cili drejtoi procesin e hartimit te reformës ne drejtësi ka kërkuar qe vetingu te mos mbyllet me shkarkimin nga detyra te gjyqtareve e prokuroreve qe ende e shesin drejtësinë ndaj atij qe paguan me shume.

Gjate shqyrtimit te nje prej ligjeve te reformës ne drejtësi, ligjit per përmbarimin gjyqësor privat, Xhafaj ka  artikuluar akuza te ashpra ndaj gjyqtareve qe vazhdojnë te marrin ryshfet.

 

“Duhet te pranojmë se ne mënyre te hapur nje pjese e atyre qe jane ne pritje te vetingut pa asnje droje morale dhe ligjore e kane kthyer dhënien e drejtësisë ne nje shërbim ryshfetesh skandaloze. Per këta syresh largimi nga sistemi duhet te shoqërohet me procedime penale dhe sanksione te renda.”

 

3 vjet pas miratimit te ndryshimeve kushtetuese ne kuadër te reformes ne drejtësi nje pjese e mire e institucioneve ende nuk jane ngritur dhe Xhafaj ka bere përgjegjëse opozitën si forcën qe eshte munduar te pengoje reformën.

 

“Natyrisht procesi i zbatimit ka dhe do te kete ne ditet ne vijim risqet e veta, përpjekjet per deformim per kontroll dhe përfitim gjithellojesh mbi te. Do te ishte naivitet dhe miopi te mendoje ndryshe. Kjo nuk është nje reforme eksperiment, por nje reforme qe ka per kundërshtar forca politike me lidership e armiqësi te shprehur edhe publikisht kundër saj.”

Por apeli i Xhafajt i është drejtuar edhe partisë se tij per te mos u ndikuar nga interesa personale ne zbatimin e reformës ne drejtësi.

 

“Nje qeverisje te mire per qytetaret nuk mund ta garantojnë pushtetet e përqendruara, por ato te balancuara dhe te kontrolluara, nuk mund ta garantojnë individët sado te zote e qellim mire qofshin por institucionet e forta mbështetur ne respektimin e kushtetutës dhe ligjit.”

 

Por siç ndodh shpesh gjate muajve te fundit parlamenti kishte sot edhe anën e tij komike duke nisur nga betimet pompoze e deri tek gafat.

Ndërkaq jashtë parlamenti te rinjtë e forumeve rinore te PD e LSI organizuan nje proteste me simbole kundër qeverise si bllokuese e integrimit. Protestës iu bashkua edhe Indrit Hoxha kandidati i PD qe refuzoi te bënte betimin.