Kjo këngë shqiptare nuk i pëlqen aspak Mariza Ikonomit, edhe pse ka miliona klikime.

176

Puntata e dytë e “Shiko kush luan” është transmetuar dhe sigurisht të ftuarit janë vendosur para situatave dhe pyetjeve të sikletshme. Një pyetje e tillë i është bërë dhe Mariza Ikonomit dhe këngëtarja i është përgjigjur pa u munduar ta anashkalojë.

Duke u nisur nga një deklaratë që Mariza ka bërë, ku është shprehur se muzika nuk është në ditët e saj më të mira, pyetja që i është drejtuar këngëtares kishte të bënte me këngën shqiptare që asaj nuk i pëlqen fare. Gjejeni pak cila ishte?

“Të ka lali shpirt”, kënga e famshme që ka thyer rekorde klikimesh në Youtube. Edhe pse Marizës nuk i pëlqen aspak, aktualisht kënga ka rreth 504 milionë klikime. Në fakt, kjo është një nga ato këngë që ose e pëlqen ose e urren dhe në rastin e Marizës është kjo e dyta.