Tjetër gafë në Francë, mirëpret finlandezet me himnin… shqiptar

231

Tashmë është zyrtare. Francezët kanë një problem me himnin shqiptar. Ose, thjesht, duhet të ndërrojnë personin e Federatës që merret me protokollin.

Pas gabimit trashanik të 7 shtatorit 2019 në Paris, kur para ndeshjes midis përfaqësueses sonë dhe Francës, u luajt himni i Andorrës në vend të himnit shqiptar, Federata franceze ka gabuar sërish. 

Kësaj radhe në Le Havre, ku luhej ndeshja e Kombëtarëve për femra midis Francës dhe Finlandës. Lojtaret nordike filluan të qeshnin nervoze kur dëgjuan tinguj të panjohur për to, ndërkohë që tifozët e pakët nga Helsinki, dukeshin të pezmatuar.

https://twitter.com/TuomasLehtinen/status/1494049378964852739?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1494049378964852739%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fa2news.com%2F2022%2F02%2F17%2Fgafe-e-re-franceze-mirepret-finlandezet-me-himnin-shqiptar%2F

Sipas organizatorëve, fajin e kishte një “file” që gabimisht kishte titullin Finlandë, ndërkohë që mbante himnin shqiptar. Edhe në këtë rast, videoja po shpërndahet me shpejtësi, dhe UEFA pritet që të marrë masa për një gabim të padëgjuar më parë dhe që po bëhet qesharak. Ndërkohë, kombëtarja mike e radhës në Francë, me këto ritme, duhet të presë që të luhet një himn finlandez në vend të atij të duhurit.