Aksident i rëndë, automjeti përplas kalimtarin.

65

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën nacionale Klos Burrel pasditen e sotme. Një automjet që lëvizte nga Dibra drejt Tiranës dhe që drejtohej nga një 73 vjeçar i cili udhëtonte me bashkëshorten ka përplasur një kalimtar në afërsi të urës së Shul Batrës.

Kalimtari i identifikuar si Bajram Muça 70 vjeç pas përplasjes është dërguar në spitalin e Burrelit por nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të shumta në trup.

Ndërkaq i plagosur ka mbetur edhe shoferi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.