Aktiv prej 7 orësh, zjarri në Shëngjin merr përmasa të mëdha

179

Zjarri i rënë rreth orës 12:00 në zonën lagunore të mbrojtur të Knallës në Shëngjin vijon të mbetet aktiv prej më shumë se 7 orësh.

Ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak se mungon rruga për të depërtuar deri në zonën ku ka rënë zjarri, ndërkohë që deri më tani janë djegur rreth 10 hektarë bimësi.

Fatmirësisht nuk ka asnjë rrezik për zonën e banuar, ndërkohë që zjarrfikësit po qëndrojnë n gatishmëri për çdo situatë.