Tronditet bota e futbollit/ Bie pa ndjenja në fushë në minutat e para të ndeshjes, ndahet nga jeta futbollisti shqiptar në Greqi

248

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Ka ndërruar jetë gjatë një ndeshje futbolli, futbollisti shqiptar Aleksandër Lambi. 

Ishte minuta e parë e sfidës, ku Lambi, bie pa ndjenja në fushën e lojës. Të gjithë lojtarët, mjekët e të dyja skuadrave u stabilizuan për të ardhur në ndihmë. I riu është dërguar në spital, por për fat të keq, nuk ka arritur të mbijetonte, duke ndërruar kështu jetë.

Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte në pronësi të ekipit grek Apolon Smirnis, ndërsa së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që militon në kategorinë e 3 të kampionatit grek.