Beteja kundër turqve dhe historia e kapucinos

183

Çdo nade që baj colazione me cappuccino e cornetto, me duket se perkujtoj betejen fitimtare te Vienes te koalicionit te kshtene ndaj hordhive turke qe kishin rrethue qytetin e po kercenonin krejt Europen. Prijsi e inkurajuesi i qendreses ishte frati kapucin Marco D’Aviano i cili u thote qytetareve te Vjenes se Zoja e Bekueme do siguroje ndihmen e duhun per fitore.

Kur fitorja u konfirmue, pervec gezimit te saj, u gjeten edhe thase me kafe qe kishin lane ushtaret otoman ne poligonet e tyne, mbasi ata, tue mos perdore pije alkolike, pinin shume kafe si pije energjike. Grate e Vjenes e moren kafen dhe e perzine me tamel (qumesht) dhe u perftue nji pije qe mori emnin e fratit kapucin, pra, cappuccino.

Ne sheje te fitores te arritun, ket pije te re e shoqnuen me nji ambelsine ne formen e gjys-hanes turke, pra, cornetto-n, tue e zhyt ne kapucino, per me kujtue se kush asht kene ai qe i ka “mbyt ne uje-tamël” turqit, pra frati kapucin.. Kjo asht taman pije hallall…

Nga Nesti ZEFI