‘Doli nga burgu natën, kreu vrasje dhe u kthye në mëngjes në qeli’, gazetari trondit me historinë

321

Pas aksionit të policisë gjatë ditës së djeshme në Elbasan, gazetari Fatos Mahmutaj ka zbuluar detaje tronditëse rreth problemeve në burgje.null

Mahmutaj rastin e një të burgosuri që u lirua natën, vrau dikë, dhe u kthye në burg ditën. Sipas tij këto janë raste ekstreme që janë tepër sekrete sa edhe dëshmitarët thanë se nuk ka lëvizur fare.null

“Korrupsionit në burgje mund t’i jepet fund, por në radhë të parë duhet parë me kujdes personeli i burgjeve. Pjesa më e madhe e tyre vijnë me masa disiplinore.

E nisim nga policët. Pjesa më e madhe e tyre janë ata që janë shkarkuar për shkelje disiplinore në Policinë e Shtetit, dhe kalojnë te Policia e Burgjeve. Se burgjet nuk e kanë të plotësuar numrin e personelit, dhe prandaj mbyllnin një sy. Problemi tjetër është stafi civil i burgjeve, s’dua të flas me emra, se i kam monitoruar burgjet, dhe kam hasur që stafi civil ishin ose njerëz problematikë, ose njerëz që nuk bënin dot punë të tjera. Pra edhe këta ishin të përjashtuar nga diku.

Në një rast kemi gjetur një thes me hashash, kemi gjetur sende të paligjshme, thika, bajoneta. Këto janë raste ekstreme që vijnë nga të korruptuarit, një rast tjetër, një i burgosur u lëshua natën, shkoi në një rreth larg vendit ku ishte, dhe në mëngjes u kthye në qeli. Dëshmitarët u zeruan dhe të gjithë thanë që s’ka lëvizur fare,” tha gazetari.