Keni ditë të mërzitshme, ja si të veproni

374

Nuk ka asnjë mënyrë më të mirë për të kaluar kohën sesa duke qeshur. Është shumë e lehtë të gjeni arsye për të qenë i mërzitur tërë kohën.

Nganjëherë edhe pse jeni shumë të lumtur në një lidhje me një partner që e keni dashur gjithmonë, ka ditë kur ju duket sikur çdo gjë është e mërzitshme. Ja si mund t’i kaloni këto ditë.

Merruni me aktivitete

Mund të filloni një aktivitet që ju pëlqen të dyve, në mënyrë që të kaloni kohën e lirë bashkë. Nuk ka rëndësi se për çfarë bëhet fjalë përderisa ju mund ta kaloni kohën bashkë.

Gjeni një arsye për të qeshur

Nuk ka asnjë mënyrë më të mirë për të kaluar kohën sesa duke qeshur. Është shumë e lehtë të gjeni arsye për të qenë i mërzitur tërë kohën. Prandaj duhet të gjeni diçka që ju bën të qeshni dhe të mundoheni të mendoni pozitivisht.

Shikoni TV

Zgjidhni emisionet që ju pëlqejnë më shumë dhe shikoni ato bashkë me partnerin. Në këtë mënyrë edhe do të afroheni më shumë, edhe do të ndiheni shumë më mirë bashkë.

Bisedoni

Edhe kjo është një mënyrë e mirë për të kaluar kohën bashkë. Në mënyrë që të mos stresoheni dhe të mos ndiheni keq ju mund të zgjidhni një temë bisede që ju pëlqen të dyve dhe koha do të shkojë shumë shpejt.

Shkoni me pushime

Mund të shkoni edhe në një pushim së bashku diku larg, vetëm ju të dy. Kështu do të pushoni dhe do të kënaqeni në të njëjtën kohë, duke u larguar pak nga realiteti i përditshëm. /ZERI