Radhë kilometrike/ Protestuesit bllokojnë autostradën, deputeti del me thirrjen urgjente dhe i dërgon ultimatum ministres Balluku: Kurseni ndonjë biftek tek Nusreti

44

Mëngjesin e ditës së sotme banorët e Divjakës kanë bërë të mundur bllokimin e autostradës Lushnje-Fier. Ata kundërshtojnë vendosjen e barrierave metalike tek “Pushimi i shoferit”.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i PD në Lushnje, Saimir Korreshi shprehet se ky akt ka krijuar kosto për 80 mijë banorë.Ai i ka bërë thirrje ministres së Transportit të ndërhyjë menjëherë për të zgjidhur situatën, duke përfunduar mbikalimin në këtë aks.

“Kurseni ndonjë biftek tek Nusreti e çlirojeni nga kjo barrë këtë komunitet,” shkruan mes të tjerash deputeti.

Postimi i plotë:

Zemerimi qytetar per mbylljen e rruges te pushimi i shoferit.

Nje akt i cili vetem ka krijuar kosto per 80 mije banore.

I drejtohem Ministres se transportit te nderhyje menjehere per zgjidhjen perfundimtare te kesaj situate duke perfunduar mbikalimin ne kete aks.

Struktura e betonit ka mbi 20 vite e pa shfrytezuar se i mungon lidhja me rrugen.

Kurseni ndonje byftek tek Nustreti e clirojeni nga kjo barre kete komunitet.

Hidhi syte edhe nga Lushnja leri urbanet e Tiranes te meret Lali Euri.

Radhë kilometrike/ Protestuesit bllokojnë autostradën, deputeti