Reali fiton mes polemikave

425

Reali i Madridit është rikthyer te fitorja në La Liga pas disa zhgënjimeve radhazi.

Madrilenët fituan 1-4 në fushën e Valladolid, ku protagonist u bë edhe VAR sidomos në pjesën e parë, ku anuloi dy gola. Por episodi më i çuditshëm u regjistrua në minutën e 14. kur lojtari i skuadrës vendase Sergio Guardiola e dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të akorduar nga VAR-i. Por imazhet e publikuara nga regjia spanjolle tregon sallën e VAR, por ajo ishte bosh!

Megjithatë, në fund ishte Reali i Madridit që triumfoi në këtë takim me dy gola të Benzema, një nga Varane dhe një nga kroati Modric. Për Casemiron, kjo ndeshje u mbyll 10 minuta më herët pasi u ndëshkua me karton të kuq, pas dy të verdhëve.