Temperatura të ulëta në mesjavë, borë në mbi 800 metra

157

E hëna vijon e kthjellët, por mbrëmja dhe në vijim e marta, rikthejnë reshjet në vend, dëborë në 800 metra lartësi nga niveli i detit.

Mesjava sjell kryesisht mot të kthjellët, por sërish e premtja dhe pjesërisht fundjava paraqiten me reshje shiu e dëbore në zonat malore

Temperaturat nuk ndryshojnë deri të mërkurën kur një valë e ftohtë e ajrit polar përfshin territorin shqiptar duke ulur termometrin gjatë natës dhe mëngjesit në -4 APO -5 °C gjatë kësaj jave ditët më të ftohta do jenë nga e mërkura në të premte.

Fatmirësisht, i ftohti polar largohet shpejt nga Shqipëria duke i lënë vendin një periudhe 5-6 ditore me mot kryesisht të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë periudhë e cila pritet rreth datave 14 – 18 dhjetor.