Helmohen qentë në Korçë, kafshët e gjora ngordhin dhe lihen rrugëve: Banorët ulërasin të tmerruar!

Gjatë dy ditëve të fundit në Korçë janë shënuar helmime masive të qenve në rrugët kryesore të qytetit.

Dyshohet se helmimet janë bërë në mënyrë të qëllimshme ndërsa kjo nuk është hera e parë që ndodh një fenomen i tillë.

Të shumta kanë qënë reagimet e qytetarëve korçarë në rrjetet sociale të cilët kërkojnë nga institucionet që të parandalohet ky fenomen i cili përveç kafshëve të rrugës ka rrezikuar edhe kafshët e tyre shtëpiake.

Berisha përplaset keq me gazetarin nga Kosova: Mjeran! Gënjeshtar! S’ke kredo…

Ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur ashpër me gazetarin nga Kosova Imer Mushkolaj gjatë një debati në emisionin “Debat plus” në RTV Dukagjini.

PËRPLASJA

Berisha: Vuçiç ka luftë kundër meje dhe do që Ramën ta mbajë në pushtet. Por nisma jnë e re nuk do ta lejojë këtë.

Mushkolaj: Vuçiç është nxënës i Milosheviçit dhe ju e keni furnizuar Milosheviçin me naftë në vitin ’90. Nuk keni kredo për të folur për këtë.

Berisha: Ti je një mjeran që në një fjali ke 3 gënjeshtra.

Mushkolaj: Ashtu sikur ju mjeran i politikës shqiptare, ashtu jam edhe unë.

Berisha: Je i programuar në Novi Sad.

Mushkolaj: Ju keni haluçinacione…

Ata u përplasën edhe më herët për çështjen e protestës së 8 janarit në selinë e PD.

Berisha: Më 8 janar po shkonim në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë.

Gazetari: Lëri këto përralla mos na i përsërit.

Berisha: Do më lini të flasë apo si e keni hallin. Nëse ti sjell, mos e prishni emisionin. Më keni thërritur për të folur. Ai gënjen dhe gënjen.

Gazetari: Unë po ju them vazhdoni.

Berisha: Përsa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër dhe i pafytyrë që thua ishte protestë paqësore, nuk ka njeri në botë që e ka quajtur 21 janarin protestë paqësore.

Gazetari: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve të pafgajshëm. Ke vrarë njerëz në bulevard, kjo është njolla e juaj e zezë pas piramidave vratë njerëz në bulevard në Tiranë, dhe pas Gërdecit. Nuk e përfundoj dot me gënjeshtrat që po thotë.

Berisha: Ti ke sjellë një provokator nga Novi Sadi aty i cili gënjen në mënyrë të pafytyrshme. Cila ishte paqësore kush e ka thënë paqësore protestën e 21 janarit përveç atij të pafytyri aty. Përveç Beogradit kush e ka thënë.

Gazetari: Beogradit që keni bashkëpunuar ti kur ishe President, që e keni furtnizuar me naftë. Është e dhimbshme dhe e turpshme.

Berisha: Nxirr pak protestën e 21 janarit që një gënjeshtar në studio thotë se është paqësore.

https://m.facebook.com/dukagjinidebatplus/videos/301404078700473/?

Horoskopi Sot, e premte 14 janar 2022

Dashi

Do e përballoni këtë ditë me mendime pozitive. Organizoni sa më mirë angazhimet tuaja, në mënyrë që të mundësoni një mbrëmje romantike me njeriun tuaj të zemrës. Ata që janë vetëm parashikohet që të bëjnë një njohje interesante. Në punë ka ardhur momenti që të nxirrni në pah aftësitë tuaja, pasi do të gjendeni përballë situatave aspak të lehta.

Demi

Ka ardhur momenti për të bërë bilance si në sferën e punës edhe në jetën private. Një zënkë me personin e zemrës, nuk do të thotë fundi i botës, pasi ju do të dini si të bëni paqe. Ndikimi tranzit i Hënës do të jetë mjaft i favorshëm për ata që janë vetëm. Do të arrini të shtyni tej, një situatë të mbetur pezull. Në punë, duhet të ruani një profil të ulët, sidomos nëse duhet të drejtoni një projekt.

Binjakët

Nëse doni që të zgjidhni problemet me partnerin/en, do bënit mirë që të shtynit vendimet për momente më të mira. Arsyetoni më mirë lidhur me gjërat që nuk ecin ashtu siç ju shpresonit. Ata që janë vetëm, do të tërhiqen maksimalisht njanjë person. Në vendin e punës projektet tuaja mund të pengohen nga disa vështirësi. Nuk duhet të dorëzoheni, pasi zgjidhja që do të gjeni do të jetë shumë e mirë.

Gaforrja

Do e keni të lehtë që të shprehni ndjenjat dhe emocionet dhe kjo gjë do ju ndihmojë në raport me personin që doni. Ata që janë vetëm do të njohin veç sukses, sidomos me lidhjet që sapo kanë nisur. Në punë, duhet ti përqendroni energjitë tuaja, në çështje që kanë të bëjnë me paratë, me synim rritjen e të ardhurave.

Luani

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive sa i takon jetës sentimentale, ku nuk do të mungojë mbështetja e Hënës. Parashikohen lajme dhe ndryshime të rëndësishme për ata që janë vetëm. Dita parashikohet mjaft e mirë sa i takon punës, ku do të arrini të realizoni disa projekte që i keni përzemër.

Virgjëresha

Nëse jeni në pritje të mundësive të mira për të ndryshuar disa rregulla në raportin në çift, rrethanat i keni kundër. Kjo e premte do të jetë e mbushur me ulje-ngritje. Ndërsa për ata që janë vetëm, parashikohen emocione të forta. Nervozizmi do të dominojë sferën tuaj profesionale, ku do të gjeni vështirësi në të çuarit përpara të disa angazhimeve të rëndësishme.

Peshorja

Do t’iu duhet të pranoni një kompromis nëse jeni në çift. Shpesh do ju duhet që të bëni lëshime, një mënyrë që të mos cenoni harmoninë tuaj. Do t’iu duhet të bëni diçka që të ngacmoni fantazinë e partnerit/es. Për ata që janë vetëm parashikohen zhvillime mjaft të rëndësishme. Sa i takon punës, me gjasë do të shtyni një projekt, por për mirë, pasi parashikohet që të jetë me rrezik.

Akrepi

Do të keni në favorin tuaj ndikimin e Diellit, ndërsa Mërkuri do të ngacmojë fantazinë tuaj dhe do ju japë mundësi të shumta për t’ia kaluar mirë me njeriun tuaj të zemrës. Ata që janë vetëm do të kenë mundësi që të bëjnë njohje të reja, të cilat do ju zgjojnë pasionin. Në punë, do keni mundësi që të projektoni të ardhmen tuaj, të rrethuar nga mundësitë më të mira.

Shigjetari

Parashikohet një ditë e qetë për dashurinë. Ky është momenti i duhur për të bërë një reflektim të mirë lidhur me jetën tuaj sentimentale. Ata që janë vetëm do të ndihen të lodhur nga të priturit të njeriut të duhur. Rruga drejt suksesit profesional nuk do të jetë e lehtë, ndonëse parashikohen disa zhvillime të frytshme.

Bricjapi

Më në fund do keni mundësi që të mbusheni me frymë dhe të rigjeni ekuilibrin e duhur. Nëse jeni çift do të përjetoni një mbrëmje të paharrueshme. Takime të reja dhe ndjenja të forta parashikohen për ata që janë vetëm. Puna do të marrë gjithë vëmendjen gjatë kësaj të premte. Investimet janë mjaft ambicioze, por bëni kujdes me mënyrën se si do të veproni.

Ujori

Kjo e premte është mjaft e favorshme për gjithë ata persona që janë të përfshirë në një lidhje prej kohësh. Yjet do ju ndihmojnë që të realizoni një ëndrrën tuaj. Ata që janë vetëm do të shpërblehen gjatë kësaj dite, pasi do të bëjnë një njohje që premton shumë. Në punë, situata paraqitet mjaft e favorshme.

Peshqit

Në dashuri parashikohen diskutime me një ish-partnerin tuaj. Është mirë që të kuptoni se jeta juaj ka marrë tjetër drejtim. Jetojeni të ardhmen pa frikë. Ata që janë vetëm, duhet të rregullojnë disa aspekte të jetës së tyre, të cilat i mundojnë. Në punë, më në fund pas një pritje të gjatë, do keni mundësi të korrni atë që keni mbjellë. Durimi, do të rezultojë arma juaj më e fortë.

Moti Sot, e premte 14 janar 2022

Ditën e enjte moti parashikohet të nisë me kthjellime në orët e mëngjesit dhe më pas në mesditë parashikohen vranësira mesatare deri të dendura.

Do ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash shiu në Veri dhe në bregdet në pjesën e dytë të ditës, ndërsa në zonat malore Veri-Verilindje do ketë reshje bore me intensitet të ulët dhe mesatar pasdite, në Juglindje do ketë reshje bore me intensitet mesatar gjatë natës. Do ketë prezencë mjegulle të dendur në lugina dhe ngrica në  zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Verilindje mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 2 dhe 4.

Temperatura ekstreme të ulëta, çfarë pritet të ndodhë me motin ditët në vijim

Duke filluar nga dita e nesërme si dhe për disa ditë në vazhdim vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata por edhe të ftohta njëkohësisht.

Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Gjatë orëve të mëngjesit në zonat luginore parashikohet mjegull e dendur apo mjegullinë si dhe ngrica përgjatë akseve rrugore për shkak të temperaturave të ulta.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era hera herës 13-15m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -10 deri -1°C

në zona e ulëta -4 deri 7°C

në zona bregdetare -1 deri 9°C

Moti i ftoht

Priten masa të reja pas rritjes rekord të infektimeve? Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme në orën 10:30 për të dhënë informacionet më të fundit mbi situatën pandemike në vend. Ende nuk dihet nëse do të informohen masa të reja anti-Covid apo do të vijojnë të mbeten në fuqi ato që janë aktualisht.

Java e fundit ka shënuar një rritje rekord infektimesh, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, kjo edhe për shkak të mbërritjes së variantit më të transmetueshëm të Covid-19, Omicron.

Horoskopi Sot, e enjte 13 janar 2022

Dashi

Dashuria: Është momenti më pak i përshtatshëm për të bërë xheloz partnerin/en, përpiquni të zgjidhni gjithçka me durim të madh. Mos i besoni zgjedhjet tuaja në dashuri ndaj rastit dhe nxirrni gjithë guximin tuaj. Për beqarët do të ketë pak zhgënjim midis miqve dhe të njohurve të rinj.

Puna: Neser mund të keni probleme dhe bezdi nga një koleg pune. Mos u jepni shpjegime dhe injoroni ata.

Demi

Dashuria: Ju më mirë të përballeni haptazi në çdo situatë, ekzistojnë sqarimet, por
gjithashtu do ketë shumë polemika që do të jenë të padobishme. Nëse ndiheni të vetmuar dhe të keqkuptuar, përpiquni ta kapërceni këtë ditë pa u dëmtuar, pasi do të jetë veçanërisht monotone.

Puna: Perspektiva të mira për ata që punojnë në kontakt me publikun: neser është një ditë e veçantë për të treguar cilësitë tuaja.

Binjakët

Dashuria: Kush ka nisur një histori dashurie do të duhet të jetë në gjendje të lexojë mes linjave mesazhet që dërgon personi për të cilin janë të interesuar. Mos e mbyllni zemrën, por lëreni të lirë të veprojë. Sot është një ditë e mirë për beqarët që duan të rimarrin marrëdhënien me një të njohur të vjetër.

Puna: Neser dikush nga Binjakët do të duhet të përballet me disa teste që do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e punës.

Gaforrja

Dashuria: Risi në dashuri, veçanërisht për ata që sapo kanë mbyllur një histori. Një
marrëveshje e mirë mund të lindë me një njohje të re, por është ende herët të thuhet. Edhe për beqarët mund të jetë koha e duhur, por peshoni gjithçka përpara se të merrni ndonjë vendim.

Puna: Ditë stresi në punë, ngadalësoni ritmin tuaj të përditshëm dhe kushtojini një pjesë të kohës tuaj vetes.

Luani

Dashuria: Neser mund të ketë lajme të vërteta në fushën sentimentale. Ngjarjet pozitive vazhdojnë por jini të kujdesshëm që të mos i besoni shumë gjëra njerëzve të sapo-njohur. Beqarët mund të kënaqen me një relaksim neser duke ia kushtuar të gjithë kohën vetes!

Puna: Planet e nesermme të favorshme frymëzojnë strategjitë e duhura për të zgjidhur disa nga problemet e punës me të cilat ballafaqoheni për njëfarë kohe.

Virgjëresha

Dashuria: Mbroni privatësinë tuaj dhe jepini një prerje miqësive që duan të përfitojnë prej jush. Nëse dashuria do t’ju japë pak kënaqësi, do të jetë vetëm sepse ju keni bërë durim, virtyti juaj kryesor. Beqarët do të duhet të jenë më të hapur dhe përfshirës me një person.

Puna: Për neser harroni inatet dhe përpiquni të buzëqeshni me të gjithë. Ju do të shihni përfitimet dhe do të merrni më shumë rezultate se sa mendoni.

Peshorja

Dashuria: Dita juaj do të pësojë disa kthesa herë pas here dhe nuk paraqitet e
jashtëzakonshme. Dashuria paraqitet me ulje dhe ngritje sidomos te çiftet e vjetra. Nëse jeni vetëm duke u përpjekur të ëmbëloni personin që ju intereson, ju do të jeni veçanërisht magjepsës.

Puna: Një problem që ju shqetëson fillon të zgjidhet. Mos e tregoni veten shumë të
shqetësuar dhe përpiquni të qëndroni të qetë.

Akrepi

Dashuria: Indiferenca juaj mund ta largojë partnerin/en tuaj nga ju. Kaloni më pak kohë në punë dhe bëhuni më shumë me familjen që ka nevojë për vëmendjen tuaj. Edhe beqarët do të duhet të përpiqen të tregojnë veten më të dashur nëse duan të bëjnë njohje të reja.

Puna: Vendosni më shumë energji në punën tuaj, veçanërisht nëse jeni profesionist. Projekti juaj do të ketë sukses, por ju duhet të angazhoheni më shumë.

Shigjetari

Dashuria: Mund të dalin në dritë marrëdhëniet e rrezikshme, ata që jetojnë një histori jashtëmartesore do të duhet të mësojnë të dallojnë ndjenjat e vërteta nga pasionet. Beqarët do të duhet të përpiqen të mos jenë të përshkuar nga ngjarjet, më shumë qartësi është e nevojshme për të vendosur.

Puna: Mos u nxitoni në marrjen e vendimeve në punë, keni mjaft kohë për të menduar për këtë.

Bricjapi

Dashuria: Për çiftet është një moment mjaft i vështirë. Mundohuni të bëni gjithçka të mundshme për të transformuar marrëdhënien tuaj në mënyrë që të forconi marrëveshjen. Nëse jeni vetëm, mos lejoni veten të zvarriteno nga disa njerëz rreth jush që dëshirojnë të krijojnë probleme.

Puna: Mos u mundoni të shtrëngoni veten në disa çështje të punës, lëri gjërat të marrin rrugën e tyre.

Ujori

Dashuria: Dashuria përparon në mesin e shumë vështirësive të vogla dhe keqkuptimeve. Mos mendoni shumë dhe kushtojini vetes diçka që ju pëlqen. Takime të favorizuara nga miqtë, beqarët mund të organizojnë një mbrëmje të këndshme.

Puna: Mëngjesi hapet me disa pengesa dhe do të vonohesh për disa takime, por asgjë nuk është serioze.

Peshqit

Dashuria: Dita është pak e nënshtruar dhe do të jeni pak të tensionuar. Mos theksoni xhelozinë dhe mos provokoni me qëndrime të pazakonta në dashuri. As Venusi nuk duket se buzëqeshë tek beqarët, por mbani mend se mësoni shumë nga zhgënjimet dhe vështirësitë.

Puna: Neser shmangni gjykimin e punës së të tjerëve dhe reflektoni shumë para se të vendosni për çështje të rëndësishme.

Moti Sot, e enjte 13 janar 2022

Masat ajrore verior që kanë depërtuar drejt jugut të kontinentit do të diktojnë mot me kthjellime dhe vranësira, por të ftohtë gjatë paradites.

Mesdita sjellë reshje dëbore në pjesën më të madhe të zonës malore ndërsa reshje të pakta shiu do ketë pjesa tjetër e vendit. Parashikohet që edhe mbrëmja të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit ulen më 3 gradë në mëngjes, por rënie të lehtë sjellë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 10°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Skandal me pasaportën e vaksinës/ Të dhënat në aplikacion u kryen për të zbuluar vrasje

Përdorimi i pasaportes se vaksines për të frekuentuar zyrat shteterore, baret dhe restorantet është kthyer në një shqetësim të madh, jo vetëm për shkak të kufizimeve, por edhe për keqpërdorimin e të dhënave personale.

Kjo ka ndodhur në gjermani, me një aplikacion që vërteton nëse një person është i vaksinuar me dy dozat anticovid, duke shkaktuar  kritika dhe debate të forta.

Incidenti lidhet më një ngjarje te ndodhur pak kohë më panë në qytetin Mainz ku një burrë u ekzekutua para një lokali. Për të zbardhur ngjarjen, autoritetet  morën të dhënat nga aplikacioni anticovid për të gjurmuar 21dëshmitarë të cilët ndodheshin në atë moment në vendngjarje.

Prokurorët në një deklaratë njoftuan se kanë nisur një hetim për marrjen e të dhënave në mënyrë të paligjshme. Ekspertet thanë se kjo ngjarja cenon serjozisht besimin e qytetarëve ndaj institucioneve. Edhe anëtarët e koalicionit qeverisës në Gjermani, i cili përbëhet nga Social Demokratët, Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë, kanë shprehur gjithashtu shqetësim lidhur me rastin.

Disa politikanë madje u bënë thirrje njerëzve që të fshijnë aplikacionin nga telefonat e tyre.

Por megjithë debatet që kanë lindur për shkak të këtyre masave, shtete të tjera vijojnë të detyrojnë me cdo kusht qytetarët që të vaksinohen. Kështu po ndodh në provincen kanadeze te Kebekut, e cila do të vendosë një taksë ndaj atyre qytetarëve që refuzojnë të marrin dozat anticovid. Ndërkohë, tarifa nuk është caktuar ende se sa do të jetë.

Horoskopi Sot, e mërkurë 12 janar 2022

Dashi

Përpiquni të shmangni nga vetja njerëz, të cilët kujdesen vetëm për paraqitjen e jashtme. Nëse qëndroni në praninë e këtyre njerëzve, disa persona me ndikim mund të krijojnë mendimin e gabuar rreth jush. Duke mbrojtur vlerat tuaja, ju, në fakt, i përforconi ato.

Demi

Eshtë koha për t’u treguar më konservatore dhe për t’i bërë gjërat më ngadalë. Nëse do të keni një lidhje të re dashurie apo një propozim të ri për punë, diçka emocionuese po vjen drejt jush. Provojeni ujin me majat e gishtave të këmbës, përpara se të zhyteni në ujë.

Binjakët

Idetë tuaja janë padyshim ato më të mirat që ofrohen neser, por si është e mundur që askush nuk po ju dëgjon? Nuk është momenti për t’u përfshirë nga zemërimi, sepse kështu njerëzit nuk do t’ju marrin seriozisht. Në situatat e grupit, ndonjëherë përgjigja më e mirë nuk është përgjigja e duhur, është përgjigja për të cilën bien të gjithë dakord.

Gaforrja

Marrëdhënia juaj tashmë e komplikuar me paratë po bëhet gjithnjë e më komplekse. Linja e fundit është ende e njëjtë – nuk duhet të shpenzoni më shumë se sa keni, dhe duhet të kurseni më shumë se sa keni nevojë. Mendoni në mënyrë konservatore dhe kujdesuni për portofolin tuaj.

Luani

A është krenaria ajo që po ju lë në një qoshe? Nuk është kurrë tepër vonë për të pranuar se nuk mund të dish gjithçka, prandaj nëse ndihesh në panik për të mbajtur një premtim që është i pamundur të mbahet, duhet të flisni hapur. Frika juaj për ndëshkimin është krejtësisht e pajustifikuar.

Virgjëresha

Do të ndodhë një ndryshim i madh në rutinën tuaj – dhe mund të jetë shumë e vështirë për ju të mësoheni më këtë. Ky ndryshim mund të mos jetë i përhershëm, por do të zgjasë për një kohë të gjatë, kështu që rruga më e sigurt dhe më e mençur për ju është të supozoni se kjo është mënyra e re për t’i bërë gjërat.

Peshorja

Nëse nuk jeni në gjendjen e duhur për të qenë shoqëror, atëherë mos jini i tillë kohët e fundit, keni pasur një tendencë për të sakrifikuar kohën tuaj të lirë sa herë që dikush ju ka kërkuar dhe kjo duhet të ndalet. Është koha për të thënë jo vetëm sepse ju pëlqen.

Akrepi

Disa njerëz përpiqen të shpërqendrojnë veten nga problemet në shtëpi duke u zhytur në punë ose në shkollë. Por kjo taktikë është e varfër, duke qenë se vetëm vonon pashmangshmërinë. Mos bëni gabim duke pretenduar se problemet nuk ekzistojnë.

Shigjetari

Ndjeshmëria duhet të jetë pjesë e juaja kur ta gjeni veten në një bisedë të vështirë. Ju mund të përmirësoni çdo situatë të tensionuar duke u përpjekur të kuptoni dhe respektoni atë që motivon personin tjetër. Jini shumë të vetëdijshëm për atë që thoni neser.

Bricjapi

Dikush mund t’ju japë një sugjerim të pafajshëm neser që mund të të zemërojë. Ky person nuk ka si qëllim të lëndojë ndjenjat tuaja. Ai ose ajo vetëm po përpiqet të të ndihmojë. Duhet të mendoni dy herë përpara se të dilni në përfundime të gabuara.

Ujori

Jo çdo ditë mund të jetë e shkëlqyer sepse atëherë do t’i merrnit si të mirëqena. Neser ju duhet të synoni për një ditë mesatare dhe shanset janë që të kënaqeni kur dita të përmirësohet ndjeshëm. Në dashuri mund të ketë një ndryshim që mund t’ju gëzojë ndërsa me paratë tregoni kujdes.

Peshqit

Është mirë që të keni disiplinë, por nëse i mohoni vetes shumë kënaqësi për një kohë të gjatë, rrezikoni të jeni një person i mërzitshëm! Pra, jepini vetes një pushim neser, dhe lejojeni veten të devijoni pak nga orari juaj i rreptë. Nuk ka gëzim në përpjekjen për të qenë e përsosur.