Helmohen qentë në Korçë, kafshët e gjora ngordhin dhe lihen rrugëve: Banorët ulërasin të tmerruar!

168

Gjatë dy ditëve të fundit në Korçë janë shënuar helmime masive të qenve në rrugët kryesore të qytetit.

Dyshohet se helmimet janë bërë në mënyrë të qëllimshme ndërsa kjo nuk është hera e parë që ndodh një fenomen i tillë.

Të shumta kanë qënë reagimet e qytetarëve korçarë në rrjetet sociale të cilët kërkojnë nga institucionet që të parandalohet ky fenomen i cili përveç kafshëve të rrugës ka rrezikuar edhe kafshët e tyre shtëpiake.