Priten masa të reja pas rritjes rekord të infektimeve? Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve

197

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet ditën e sotme në orën 10:30 për të dhënë informacionet më të fundit mbi situatën pandemike në vend. Ende nuk dihet nëse do të informohen masa të reja anti-Covid apo do të vijojnë të mbeten në fuqi ato që janë aktualisht.

Java e fundit ka shënuar një rritje rekord infektimesh, që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, kjo edhe për shkak të mbërritjes së variantit më të transmetueshëm të Covid-19, Omicron.