Tensionet politike / Zëvendësambasadorja e SHBA në zyrën e Bashës

459

Zv/ambasadorja e SHBA në Tiranë, Leyla Moses Ones ka shkuar këtë të mërkurë në selinë e PD për t’u takuar me kreun demokrat Lulzim Basha.

Takimi mes Moses dhe Bashës ka ardhur pas klimës së tensionuar politike në vend.

Kreu demokrat paralajmëroi të martën një protestë para Kryeministrisë ku theksoi se do të jetë ajo që do t’I japë goditjen përfundimtare qeverisë.

Prej disa kohësh ambasadorët si dhe ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për dialog dhe të gjendet një zgjidhje politike mes palëve.