Rrjetet sociale dhe efektet e tyre

691

Mediat sociale janë një virus që duket se dita ditës kanë një ndikim të theksuar në jetën e secilit nga ne.

Rezultatet e një studimi të fundit nga Universiteti i Kopenhagës, kanë nxjerr në pah se personat që janë të varur nga përdorimi i rrjeteve sociale janë shumë të rrezikuar nga ndjenja e zilisë.

Në artikullin e publikuar, thuhet se kjo veçanërisht ndikon negativisht edhe nëse nuk gjendeni në një lidhje me dikë tjetër.

Studimi i bërë me më shumë se 1 mijë pjesëmarrës të cilët kryesisht ishin gra, thotë se përdorimi i rregullt i rrjeteve sociale të tilla siç Facebook, Instagram etj, mund të ndikojë negativisht në mirëqenien tuaj emocionale dhe ndikon negativisht në kënaqësinë tuaj me jetën që e zhvilloni.

Hulumtuesit kanë sugjeruar që ndonëse nuk mund të ndërprisni përdorimin e rrjeteve sociale, atëherë praktikoni një pushim pothuajse të gjatë kohor ndaj tyre.