Rama i jep këngëtares Ana Oxa pasaportën shqiptare:Ma tha në ëndërr Skënderbeu

261

Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar pasaportën shqiptare këngëtares Ana Oxa.

Oxa është një këngëtare me origjinë shqiptare por e lindur dhe rritur në Itali. Ndërsa bashkë me moderatorin Ardit Gjebrea, këngëtarja ka vizituar kalanë e Krujës,  është shfaqur kryeministri Rama, teksa i ka dhënë dhe pasaportën.

“Morëm vesh që ishit këtu dhe Skënderbeu më dërgoi një mesazh. Teksa flija sonte, në ëndërr më doli dhe më tha: Është Ana Hoxha në kështjellën time. Duhet të shkosh dhe të konfirmosh që ajo bën pjesë në ushtrinë e madhe të shqiptarëve që nuk heqin dorë kurrë”, i tha Rama.

Më pas kryeminstri nxori nga xhepi pasaportën shqiptare për Ana Oxa-n (Hoxha).

“Tashëm jeni zyrtarisht shqiptare, e dërguara e Skënderbeut në tokën përtej detit”, përfundoi kreu i qeverisë.