Aksident fatal në Divjakë. Një 35-vjeçare me “Benz” ka përplasur për vdekje një fëmijë të moshës 6-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Divjakës. Drejtuese e automjetit ka qenë M.M, 35-vjeçe e cila është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekjen në pak ditë i shkaktuar nga një femër në timon, pas atij në Kodër Kamëz, ku humbën jetën 57-vjeçari që po lëvizte me biçikletë, Ramazan Isha si dhe 8-vjeçarja Esmeralda Ndreu, ndërsa mbën të plagosur nëna dhe motra e saj. Viktimat u përplasën nga një automjet tip “Mercedes-Benz” i cili drejtohej nga 38-vjeçarja Rozina Koleci.
Njoftimi i policisë
Divjakë
Informacion paraprak
Më datë 11.08.2018, rreth orës 17:10 në qendër të qytetit të Divjakës, mjeti tip “Benz” me drejtuese shtetasen M.M, 35 vjeçe, ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 6 vjeç i cili ka ndërruar jetë.
Shtetasja M.M është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po kryhen veprimet proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
l.q.