Moti Sot, e premte 14 janar 2022

77

Ditën e enjte moti parashikohet të nisë me kthjellime në orët e mëngjesit dhe më pas në mesditë parashikohen vranësira mesatare deri të dendura.

Do ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash shiu në Veri dhe në bregdet në pjesën e dytë të ditës, ndërsa në zonat malore Veri-Verilindje do ketë reshje bore me intensitet të ulët dhe mesatar pasdite, në Juglindje do ketë reshje bore me intensitet mesatar gjatë natës. Do ketë prezencë mjegulle të dendur në lugina dhe ngrica në  zonat malore.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Verilindje mesatare e hera herës e vrullshme në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 2 dhe 4.