Skandal me pasaportën e vaksinës/ Të dhënat në aplikacion u kryen për të zbuluar vrasje

212

Përdorimi i pasaportes se vaksines për të frekuentuar zyrat shteterore, baret dhe restorantet është kthyer në një shqetësim të madh, jo vetëm për shkak të kufizimeve, por edhe për keqpërdorimin e të dhënave personale.

Kjo ka ndodhur në gjermani, me një aplikacion që vërteton nëse një person është i vaksinuar me dy dozat anticovid, duke shkaktuar  kritika dhe debate të forta.

Incidenti lidhet më një ngjarje te ndodhur pak kohë më panë në qytetin Mainz ku një burrë u ekzekutua para një lokali. Për të zbardhur ngjarjen, autoritetet  morën të dhënat nga aplikacioni anticovid për të gjurmuar 21dëshmitarë të cilët ndodheshin në atë moment në vendngjarje.

Prokurorët në një deklaratë njoftuan se kanë nisur një hetim për marrjen e të dhënave në mënyrë të paligjshme. Ekspertet thanë se kjo ngjarja cenon serjozisht besimin e qytetarëve ndaj institucioneve. Edhe anëtarët e koalicionit qeverisës në Gjermani, i cili përbëhet nga Social Demokratët, Të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë, kanë shprehur gjithashtu shqetësim lidhur me rastin.

Disa politikanë madje u bënë thirrje njerëzve që të fshijnë aplikacionin nga telefonat e tyre.

Por megjithë debatet që kanë lindur për shkak të këtyre masave, shtete të tjera vijojnë të detyrojnë me cdo kusht qytetarët që të vaksinohen. Kështu po ndodh në provincen kanadeze te Kebekut, e cila do të vendosë një taksë ndaj atyre qytetarëve që refuzojnë të marrin dozat anticovid. Ndërkohë, tarifa nuk është caktuar ende se sa do të jetë.