Zjarr në një restorant pranë “Elbasan Arena”

365

Një zjarr ka përfshirë një restorant pasditen e kësaj të enjte në qytetin e Elbasanit, pranë stadiumit Elbasan Arena.

Informacionet kanë bërë me dije se zjarri ka ardhur nga kuzhina, si pasojë e pakujdesisë.

Ndërkohë fatmirësiht zjarrfikësit kanë mundur të shuajnë flakët, por kjo gjë ka shkaktuar panik te qytetarët duke qenë se është një zonë shumë e frekuentuar nga qytetarët.