Kelvi Kadilli largohet nga “Top Channel” drejt një tjetër televizioni.

317

“Pop Culture” prej vitesh i ka besuar moderimin Kelvi Kadillit dhe Dojna Memës, por me sa duket këto kohët e fundit gjërat kanë ndryshuar dhe duhet thënë që aspak për mirë.

Bazuar në linjën editoriale të emisionit në fjalë, të dy moderatorët kishin në dispozicion ditën e shtunë një hapësirë kohore më të gjatë se zakonisht për të intervistuar të ftuar specialë.

Ndër këto të fundit ka qenë edhe këngëtarja e njohur Jonida Maliqi dhe sipas “indeksonline.net” intervista me artisten në fjalë është bërë publike dy herë, njëherë në muajin shtator dhe sërish pak javë më parë.

Ky veprim ka penalizuar Kelvin i cili sipas “indeksonline.net” do të largohet jo vetëm nga “Pop Culture”, por do të largohet përfundimisht nga televizioni “Top Channel.”

Ende nuk dihet nëse Kelvi do e përfundojë sezonin e “Pop Culture”, ndërkohë “Indeksonline” ka raportuar gjithashtu se moderatorin do e shohim në muajin shtator në ekranin e “Ora News”.