‘Na trishtove Ndoc’, gazetarja postim prekës për specialistin e turizmit, publikon shënimin e tij

Gazetarja Beti Njuma, ka reaguar në lidhje me incidentin e rëndë të ditës së djeshme, që ndodhi më malin e  Munellës ku humbi jetën specialisti i turizmit Ndoc Mulaj.

“Do kujtojmë me mall guidat e tua, batutat dhe dijen që e ndaje pa kursim me ne. E kam të vështirë të gjej fjalët sepse pasioni ynë për aventurën malore me ikjen tënde kaq të parakohshme e kaq tragjike nuk do të jetë më si më parë”, shkruan ndër të tjera Njuma.

Kujtojmë se Mulaj ishte i shoqëruar nga gazetari Alfred Lela, Ilir Shyti inxhinier pyjesh, operatori Gisel Dollani dhe Dorien Malaj, dhe po lëviznin në këmbë në masivin pyjor të Munellës në Pukë për të bërë disa xhirime për në televizion.

Ndoc Mulaj dhe Ilir Shyti u rrëzuan në humnerë dhe pas disa orësh kërkimesh u gjetën por me plagë të shumta në trup. Specialisti i pyjeve ndërroi jetë në spital, kurse inxhinieri i pyjeve Ilir Shyti ndodhet në gjendje të rëndë.

Zona ku ndodhi ngjarja është mjaft e thellë, dhe policisë i është dashur shumë kohë për ti lokalizuar dhe më pas për ti transportuar.

Më poshtë, shënimi i plotë i Beti Njumës:

Na trishtove Ndoc! Nuk kam fjalë të përshkruaj dhimbjen. Komuniteti i alpinistëve, i guidave malore, i njohësve të pyjeve humbën sot një aset! Zoti e naltoftë shpirtin tënd ndër maja e i dhëntë ngushëllim familjes. Do kujtojmë me mall guidat e tua, batutat dhe dijen që e ndaje pa kursim me ne. E kam të vështirë të gjej fjalët sepse pasioni ynë për aventurën malore me ikjen tënde kaq të parakohshme e kaq tragjike nuk do të jetë më si më parë.

Më poshtë po ndaj shënimin tënd për një nga kalimet më të bukura që kemi bërë me ty guidë, Curraj i Epërm-Theth

“Kemi patur disa gazetarë ambasador me origjinë nga alpet, por edhe deputet, ndonjë minister, sa për bè edhe një president-kryeminister etj, dhe kurrë nuk u bënë ambasador të vendlindjes së tyre. Të vendit më të bukur dhe më të pasur në Europë nga nëntoka e mbitoka dhe fatkeqësisht sot me varfërinë më të madhe në këtë kontinent. Por jo të gjithë i kanë braktisur alpet sepse jemi ne bjeshkatarët, dhe bashkë me ne edhe këta dy miqt gazetarë, me të cilët shtegtuam për në Curraj Epër, nëpër Shtegun e Eposit të Kreshnikëve.

Këta pra janë ambasadorët e vertetë të Alpeve Shqiptare, dhe të turizmit malor nëpër të gjithë Shqipërinë. Falemnderit Beti Njuma e Alfred Lela që ishit përsëri miq në Nikaj Merturi. Falemnderit që vazhdoni të jeni në çdo shteg të ri turistik me ne, që ngjisni çdo mal e maje të këtij vendi, që jeni kaq të thjeshtë, të palodhur, të pafjalë e të papretendime gjatë shtegtimit, që dhuroni kaq shumë pozitivitet te grupi në çdo moment e sidomos ku ka vështërsi, dhe ajo çka është më kryesorja, që jeni bërë përçuesit më të mirë, të mrekullive natyrore, traditave shekullore, zakoneve, dokeve e mikpritjes shqiptare. Gate Zot jetën tuej”.

OSSHEE në Lezhë vendoset në gjendje gadishmërie

Prezantohet plani i masave për natën e ndërrimit të viteve dhe ditët e para të janarit

OSHEE në Lezhë ka prezantuar planin e masave për të përballuar me sukses ngarkesën elektrike që krijohet gjatë natës së ndërrimit të viteve. Prej ditësh specialistët, ingjinierët dhe Drejtori i OSSHEE, z. Edmir Perndreca, kanë qënë në terren për të ndërhyrë në zonat problematike dhe krijuar kushtet më të përshtatshme për të evituar ndërprerjet e energjisë këto ditë festash.

Kjo drejtori ka bërë publike grupet e punës, personat përgjegjës dhe kontaktet e tyre për qytetarët të cilët mund të dërgojnë informacion për çdo avari të mundshme në rrjet. Sipas informacioneve që vinë nga grupi i menaxhimit të situatës behet e ditur se janë ngritur pesë ekipe gatishmerie dhe çdo ekip ka drejtues një inxhinier grupi i cili do të koordinojë punën në rast avarie sipas listës së mëposhtme!

Ekipi Qytet
Edlir Reçi cel: 0694148276
Ekipi Ishull-Zejmen
Orges Troksi Cel: 068 627 5780
Ekipi Balldre-Kallmet
Nikolin Marku Cel: 069 463 4882
Ekipi Shengjin
Gentian Kolmarku Cel: 69 386 3544
Ekipi Shënkoll-Tale
Marjo Lajthia Cel: 69 414 7780


Të gjithë këto numra janë të përgjegjesave të grupeve të punës që do të funksionojnë për Gatishmeri Teknike deri me datë 04-01-2022! Për çdo defekt abonentet do tu drejtohen këtyre numrave dhe ky përsonel lidhet me grupet e punës për kthimin e energjisë në kohë reale!

Fakti që ky institucion ka në krye të saj një ingjinier elektrik që ka sherbyer prej vitesh në të gjithë rajonin e Lezhës ka bërë që edhe ndërhyrjet e planifikuara të jenë më efikse e për pasojë të zgjidhen në kohë të shpejtë avaritë e ndodhura dhe të shkurtohet ndjeshëm periudha e ndërhyrjes.

Për herë të parë prezantohet një plan masash duke bërë publike grupet e punës dhe ndarjen sipas zonës së mbulimit. Nga ana tjetër është kërkuar edhe bashkpunimi i qytetarëve për të njoftuar në kohë reale, por edhe të denoncojnë mos kryerjen e punës nga grupet përgjegjëse në terren.

Horoskopi Sot, e premte 31 dhjetor 2021

Dashi

Gjatë kësaj dite do arrini që të realizoni synimet tuaja në punë dhe të merrni më shumë nga sa kishit parashikuar. Në sferën e ndjenjave, yjet ju këshillojnë që të mbani nën kontroll xhelozinë dhe të shmangni sjelljet shumë të ashpra. Ëmbëlsia që do të shfaqë personi që dashuroni, do ju ofrojë siguri.

Demi

Gjatë kësaj dite do të shfaqeni tejet nervoz, por do të jeni të mirëkuptuar nga
partneri/ja, i/e cili duket se ju do shumë. Në sferën profesionale do të bëni një udhëtim, i cili do të sjellë mjaft fryte. Këshilla për ju: jini dinamik!

Binjakët

Gjatë kësaj dite Dielli do ju favorizojë tej mase, ndaj shumë gjëra do të shkojnë në
drejtimin e duhur dhe ju do të ndiheni të kënaqur, sidomos sa i takon punës. Në fushën e ndjenjave, duhet të nxirrini “thonjtë” dhe të mos bini pre e kërkesave që shkojnë kundër vullnetit tuaj.

Gaforrja

Yjet këshillojnë që të jeni sa më korrekt dhe të përpiktë. Rrezikoni që të shkoni vonë në një takim pune dhe kjo gjë mund t’iu hapë probleme për të ardhmen. Sa i takon ndjenjave, shihni mirë ndaj një miqësie të rremë, në mënyrë që të mos e pësoni. Këshillohet që të mos flisni shumë hapur për ndjenjat tuaja me këdo.

Luani

Gjatë kësaj të enjte, një gabim në përqendrim mund të shkaktojë pasoja të mëdha. Duhet të tregoheni me mjaft vullnet dhe të siguroheni që nuk do të ndodhë asgjë e re. Në fushën e ndjenjave partneri/ja do ju surprizojë me një mbrëmje speciale.

Virgjëresha

Duhet të jeni të fortë dhe të qetë në të njëjtën kohë, pasi mundësitë që do t’iu ofrohen në punë, janë vërtetë të rëndësishme. Sa i takon ndjenjave, nuk është momenti për të marrë një vendim përfundimtar. Këshillohet që të tregoni më shumë kujdes për pamjen tuaj.

Peshorja

Në vendin e punës duhet të jeni më shumë të vendosur, pasi dikush do tentojë që t’iu dëmtojë dhe rrezikoni që të mos e vini re. Sa i takon ndjenjave, mund të nisni një histori premtuese dashurie. Lëreni veten të lirë!

Akrepi

Ndikimet e yjeve mund të kenë rol të rëndësishëm në të ardhurat tuaja. Sa i takon punës, do dini si të përfitoni nga çdo mundësi. Në fushën e ndjenjave, më në fund mund të ndaleni drejt një njohje të re.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite yjet këshillojnë që të pranoni ftesën e një miku të cilin nuk e shihni
prej kohësh, mund të kaloni një mbrëmje shumë të kënaqshme në shoqërinë e tij/saj. Sa i takon sferës profesionale, mos jini shumë anksioz dhe reagoni me qetësi. Në fushën e ndjenjave, do të keni stimuj të rinj në raport me partnerin/en.

Bricjapi

Do të keni nevojë për ndihmën e dikujt, për të kuptuar rrugën që duhet të ndiqni në punë. Në fushën e ndjenjave, këshillohet që të mos e nënvlerësoni një raport i cili nuk funksionon më. Këshilla për ju, është që të jeni sa më të shoqërueshëm.

Ujori

Gjatë kësaj dite do të ndjeni nevojën për një hapësirë tuajën personale për tu relaksuar dhe mund të jeni disi konfliktualë me familjarët. Sa i takon ndjenjave, duhet të luftoni kundër tyre. Këshilla për ju, të jeni sa më të thjeshtë dhe të lirshëm.

Peshqit

Gjatë kësaj dite, do të bëni një gabim në punë, por ka shumë mundësi që askush të mos e kuptojë. Në fushën e ndjenjave duhet të bëni disa sqarime lidhur me veprimet tuaja të fundit. Këshilla për ju, mundohuni të jeni sa më bindës.

Moti Sot, e premte 31 dhjetor 2021

Dita e fundit për vitin 2021 parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Parashikohet mot i vranët dhe reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e deri të lartë në veriperëndim e jugperëndim të vendit.

Në orët e pasdites  gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet e territor duke marrë karakter lokal.

Era parashikohet të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-18m/sek. Valëzimi në det parashikohet i forcës 4-5 ballë.

E rëndë në Pukë! Pëson aksident Alfred Lela, zhduket njëri nga personat që e shoqëronte

Një person rezulton i zhdukur mbrëmjen e sotme pasi makina ku po udhëtonte ai ka dalë nga rruga në Munellë të Gjegjanit në Pukë

Në makinën në fjalë udhëtonte gazetari Alfred Lela së bashku me dy alpinistë, kur ajo ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra në greminë.

Mësohet se gazetari Alfred Lela ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë një person nuk gjendet.

Aksidentohet helikopteri që shuante zjarret, dy viktima

Një helikopter që po punonte për fikjen e disa vatrave të zjarrit në pyjet e Argjentinës u rrëzua pranë qytetit të Aluminès, duke shkaktuar vdekjen e dy personave që udhëtonin me të.

Në aksident humbën jetën piloti dhe mekaniku i helikopterit, të cilët ishin kontraktuar për t’u bashkuar me luftën e mbrojtjes civile lokale kundër zjarreve që kanë përfshirë zona të ndryshme të Patagonisë.

Shkaqet e aksidentit ajror janë ende të paqarta, ndërkohë që mendohet se mund të ketë dhe era e fortë në zonë.

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba i binjakëve, jep lajmin e mrekullueshëm: Du të ndaj momentin më të lumtur të jetës sime me ju!

Këngëtari i njohur shqiptar Neki Emra është bërë baba për herë të parë. Përmes një postimi në rrjetin social vetë këngëtari ka dhënë lajmin e bukur. Neki dhe bashkëshortja e tij, Zana Zhaveli, mirëpritën ditën e sotme një vajzë dhe një djalë, që i kanë quajtur Hera dhe Aresi. 

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba i binjakëve, jep

“Të dashur njerëz të mirë. Dua të ndaj momentin më të lumtur të jetës sime me ju. Sot, Zana dhe unë u bëmë prindër të dy fëmijëve për herë të parë. Hera dhe Aresi nga sot për mua dhe Zanën janë motivi i jetës për të cilët do të bëjmë të pamundurën t’ju ofrojmë një jetë të lumtur.

Falenderojmë zotin që na plotësoi këtë dëshirë, po ashtu familjet tona të dashura, miq dhe të gjithë ju që e keni zemrën e bardhë e na keni dëshiruar e uruar për të mirë”, ka shkruar këngëtari.

Horoskopi Sot, e enjte 30 dhjetor 2021

Dashi

Çdo ballafaqim që keni karakterizohet nga një forcë energjie dhe qëllimi. Cilësia e
ndërveprimeve do të përmirësohet në mënyrë dramatike, madje do të takoni një person që do të revolucionojë jetën tuaj në dy aspekte, financiar dhe shpirtëror. Do të shikoni më mirë karakterin tuaj dhe kjo do t’iu ndihmojë të merrni vendimet e duhura në jetë. Duhet t’i përdorni këto mundësi që të kuptoni më mirë veten dhe të zgjidhni një sërë çështjesh.

Demi

Jini të ndershëm me veten tuaj, pasi kjo është zgjidhja e vetme për të dalë nga situatat. Mos hezitoni të bëni atë që doni, në vend që të sakrifikoni dëshirat tuaja për të tjerët. Mund të çoroditeni për të vendosur se nga do t’ia nisni, kështu që vendosni prioritete.

Binjakët

Nesër jeni më shumë emocionale se herët e tjera. Kjo iu bën më të paqëndrueshëm para te tjerëve. Në punë, në fund të ditës do të jeni shumë të lodhur për shkak të presionit. Mundohuni ta ndani punën mes kolegëve. Duhet të kuptoni se kufijtë janë shenjë e një marrëdhënie të shëndetshme. Mos kalo hapësirën personale të partnerin duke u justifikuar në emër të dashurisë.

Gaforrja

Mos lejoni që letargjia të prishë ditën tuaj nesër. Mblidhni të gjithë energjinë kreative. Duhet të punoni për të vënë harmoninë dhe balancën në jetën tuaj personale, sidomos për sa i përket shëndetit. Injoroni shpërqendrimet rreth jush dhe përqendrojeni vëmendjen në ato gjëra të cilat mund të prodhojnë diçka konkrete.

Luani

Do të shikoni se pavarësisht sa praktike dhe ndihmuese janë sugjerimet tuaja, njerëzit vazhdojnë t’i hedhin poshtë. Në fund të ditës mund të ndiheni pak të frustruar. Mundohuni të ndryshoni mënyrën se si i prezantoni idetë, në mënyrë që të shikoni rezultate më të mira.

Virgjëresha

Jeni të vendosur për të marrë fajin për gabimin e një shoku. Mirëpo duhet të mendoni për pasojat. Bëhet fjalë edhe për çështje ligjore. Një ngjarje e rëndësishme do të ndodhë, çka do t’iu bëjë të kaloni një eksperiencë të paharrueshme.

Peshorja

Do të ndodhë një situatë, ku ju do të merrni një rol të drejtpërdrejtë dhe proaktiv me të. Mund të duket e vështirë, por ju keni kapacitetin ta zgjidhni në mënyrë të drejtë. Pasi gjithçka të përfundojë njerëzit do të impresionohen nga roli yt.

Akrepi

Jeni në një gjendje shumë të mirë dhe plot inspirim. Mendja iu punon në mënyrë aktive dhe iu simulon që të vini me ide e strategji të reja. Kjo ditë mund të jetë shumë produktive për ju. Gjithçka mund të dështojë nëse nuk merrni në konsideratë shëndetin.

Shigjetari

Duhet të kuptoni se të qenit i burgosur i së shkuarës nuk iu ndihmon në asnjë mënyrë. Duhet të mësoni mësimet e të kaluarës, por duhet ta lini të kalojë. Nëse kuptoni këtë, do të hidhni një hap gjigant drejt zgjidhjes së disa problemeve tuaja me të cilat jeni përballur në jetë.

Bricjapi

Një person afër zemrës suaj po përballet me disa probleme dhe ju duhet ta dëgjoni. Shanset janë që ju të përfundoni duke u bërë të paduruar me problemet e këtij personi, por duhet t’i shprehni mbështetjen pa kritikat. Mund të ndikojë në një shoqëri shumë të rëndësishme, madje edhe tek një marrëdhënie.

Ujori

Çdo gjë duket sikur do të bjerë në vendin e duhur kështu që suksesi do të jetë i
padiskutueshëm nesër. Mos merrni risqe nëse nuk shikoni mundësi në thellësi të problemeve. Një ndodhi e papritur mund t’iu kapë të papërgatitur sot.

Peshqit

Duhet të rimerrni në kontroll jetën. Ndaloni së shqetësuari për ato çfarë thonë të tjerët. Në vend të kësaj iu kërkohet të vetë analizoni se çfarë kuptoni më mirë, nevojat dhe dëshirat personale dhe kështu mund të arrini në një konkluzion objektiv. Bëni kujdes në mënyrë që vendimi juaj të mos lëndojë asnjë person tjetër emocionalisht.

Moti Sot, e enjte 30 dhjetor 2021

Vendi ynë vijon të jetë me vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Ndërsa zonat malore mbeten me reshje të pakta dëbore, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.

Në festivalin e RTSH-së: Zani Çaushi dhe banda e tij shfaqen gjatë këngës…

Mbrëmjen e kaluar në Pallatin e Kongreseve u mbajt nata e tretë e Festivalit Kombëtar të Këngës në RTSH. Nga ky festival kënge do të përcaktohet se kush do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin e ardhshëm i cili do mbahet në Itali.

Por mbrëmjen e kaluar teksa në sfond po luhej kënga e njohur “Jon” nga Ardit Gjebrea e cila flet për eksodin e shqiptarëve në vitet 91′ , në sfond doli Zani Çaushi dhe banda e tij.

Nuk dihet nëse pamjet e tij kanë qenë të qëllimshme, apo ka patur ndonjë ‘problem teknik’ por Zani Çaushi nuk ka asnjë lidhje me eksodin e shqiptarëve. Myrteza Caushi ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997.

Ai dhe banda e tij akuzohen për krime të rënda në Vlorë. Në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda.

Tre prej tyre ishin rivale me atë të Zanit, Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit dhe Banda e Pusit të Mezinit. Gjatë përplasjes me bandat e armatosura Zani Caushi ka humbur tre vëllezërit. Kulmin e influencës së tij në popull, Zani e tregoi vetëm 15 ditë pas tragjedisë së “Otrantos”, kur kryeministri Italian, Romano Prodi zbarkoi në Vlorë.