Kohë kanibale / Opinion nga Nest ZEFI

364

Efektet e krizës të thelle morale në të cilën janë shkapet shqiptaret në Shqipni e Kosovë, ku po asistojmë të tronditun e te pafuqishëm përballë thymjes të kodeve të paprekshme të njerëzimit ne kohë paqet, si vrasjet e fmive e personave të tjerë vulnerabël, nuk janë thjesht rastësi, por pasoje gati direkte e nji kanibalizimi të frikshëm të jetës sociale e politike të vendeve tona.

Tashma bota ne pergjithsi e ajo shqiptare ne veçanti, kane adoptue metodën e kaosit dhe të egoizmit të shfrenuem për me qeverisë shoqnitë e tyne, tue induktue te njerzit instinktin e tufës per me ratifikue vendimet e tyne diabolike. Në vend që të merren masa drastike, urgjente e te menjëhershme për me çarmatosë agresorin real e potencial, llomotitet e shkarraviten ide, postulate e marrina shabllone të huazueme në blogosferen virtuale si; nevoja ose jo e dënimit me vdekje, leverdia e tij etj.

Me mijëra shoqata operojnë per fmi, gra e kategori të tjera vulnerabël e miliona lek harxhohen medemek me “sensibilizue” e madje edhe ata qe punojnë aty nuk e kuptojnë qëllimin thellësisht antinjerzuer të ktyne agjencive, të cilat kane ra pre e lobeve kulturore, tashma te degradueme në perversitet e urrejtje sidomos ndaj grave e fmive.

Bahen “sensibilizime” pompoze me mbrojt gratë, por asnji fjale nuk thuhet per ata gra qe nuk lejohen me le, sidomos ne vendet me kulture otomane e ato te lindjes të mesme, ku mbizotëron aborti selektiv ndaj gjinisë femnore. Urrejtja patologjike ndaj grues si nane, tue e kompensue me iluzionin si grue sall “ne karriere”, asht apoteoza e ksaj poshtërsie kulturore qe po tentohet me u induktue edhe ne vendin tonë. Koncepti I mbrojtjes të grues ne ligjërimet hipokrite te ktyne celebrimeve pompoze, janë thjesht pretekst e sebep me shkaterrue familjen, natyrën e saj te hapun ndaj jetës dhe rritjen e fëmijëve me dashni prej nji nane e babe e rrethi familjar të shendetshem.

Prindi A e B asht rrjedhojë logjike e shkatërrimit të familjes si projekt i Zotit, tue zëvendësue me nji projekt të djallit me ftyrë demek njerëzore e të drejtave te njirit. Vrasësit e fëmijëve, perfshi edhe kto të kronike të freskët shqiptare, nuk janë fort te panjohun per nahijen tone; ato jane shndrrue ne te “fortit” e lagjes e politika I ka punsue në fushata elektorale e zullume të tjera të tyne dhe gëzojnë imunitet publik e sigurisht jane edhe rrezik publik per te gjithe ne. Mesazhet qe po jepen ndaj fmive nuk jane inkurajuese edhe prej institucioneve politike, kulturore e fetare, ndaj te cilave pritet matuni e urti e madhe. E kam fjalën per fushatat ideologjike per vaksinimin e tyne, edhe pse evidencat shkencore thonë se nuk asht e nevojshme, madje krejt e nxitueme dhe e gabueme.

Nji aktor shqiptar me emnin Robert Ndrenika, kishte shkrue se fmitë duhet te vaksinohen sepse kshtu ata mbrojnë gjyshat prej transmetimit te virusit, ne nji kohe qe duhet te jete e kundërta. Pra, ai i ftonte fmitë të bajne nji “akt dashnie” ndaj gjyshave, tue harrue se “dashnia” e imponueme pa dëshire asht thjesht përdhunim. Nji motivacion i tille, perveç se çnjerëzor e shprehje e nji egoizmi patologjik të gjyshit aktor Ndrenika, asht ne kundërshti të plotë me nji nen të konventës të OKB për fmitë. Madje edhe autori pedofil që ka shkrue Konventën e OKB per të drejtat e fmive, kishte pase skrupullin me kristalizue ne konvent idene per mos me i vaksinue fmitë per llogari të tjetrit dhe kur nuk asht e nevojshme per ta.

Klima kulturale për me mbrojt gratë, fmitë e të gjithe, ndërtohet, tue jetue nji ekologji njerzore të virtyteve simbas natyrës të njirit e jo perversioneve të induktueme prej pushteteve mondane te antiKrishtit..
Shpërfillja sociale e ktyne modeleve vrastare, carmatosja e agresorit si mbrojtje e nevojshme e shoqnisë me çdo mjet e formë, duhet të jete zgjidhja imediate. Diskutimet bahen ma mrapa.