Historike / Kosova jo vetëm marrëveshje me Serbinë, por edhe marrëdhënie diplomatike dhe me Izraelin

312

Përveç marrëveshjes ekonomike me Serbinë, presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi se Kosova ka rënë dakord për të normalizuar dhe vendosur marrëdhëniet diplomatike me Izraelin.

Përpara takimit me kryeministrin Hoti dhe presidentin Vuçiç, Trump gjithashtu zbuloi se dhe Serbia  ka shprehur angazhimin për të zhvendosur ambasadën e saj në Jeruzalem.

Presidenti Trump vlerësoi marrëveshjen ekonomike të arritur mes Kosovës dhe Serbisë dhe e cilësoi atë një përparim shumë të madh, pas më shumë se një dekade kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.