Nuk kishin asnjë qen të specializuar pas tërmetit, Policia nxjerr në ankand 3 qentë e stërvitur. Sa kushtojnë Lisi, Uga dhe Asta?

260

Policia e Shtetit ka njerrë në ankand për shitje tre qen të të stërvitur. Njoftimi është bërë i ditur në Fletoren Zyrtare ku jepen edhe kriteret e këtij procesi konkretisht për qentë e quajtur Lisi, Uga dhe Asta.

Çdo person  fizik  apo  juridik i  interesuar  për blerje duhet  të  paraqesë  në  vendin datën  dhe orën  e  njoftuar  pranë  komisionit  të  ankandit dokumentacionin si më poshtë.

1. Kërkesë me shkrim për blerje e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave.

2. Garancinë bankare apo mandat pagesën në  origjinal që  vërteton  ngurtësimin  e 20%  të vlerës së fillimit të ankandit në lek për llogari të Ministrisë së Financave.

3. Dokument identifikimi pasaportë biometrike ose letërnjoftim.

Kujtojmë se vendi ynë shfaqi probleme sa i takon kërkimeve me qen të specializuar gjatë periudhës së vështirë që kaloi në 26 nëntor kur u godit nga një tërmet i fuqishëm.

Ekipet e kërkim shpëtimit nuk patën asnjë qen të specializuar për lokalizmin e personave nën rrënoja në një kohë kur qentë janë mjeti më i përdorur dhe më efektiv për gjetjen e të humburve nën rrënoja.

Në këto kushte Shqipëria kërkoi ndihmën e vendeve fqinje të cilët erdhën bashkë me ekipe të specializuara.