Prindër, bëni kujdes! Ja se çfarë i ndodh trurit të fëmijës kur i ngrini zërin.

640

Të kesh fëmijë është bekim, gjithsesi shumë prindër e humbin durimin për shkak të detyrës së vështirë dhe nuk komunikojnë si duhet me fëmijët e tyre. Shpesh ata stresin e tyre ua transmetojnë edhe fëmijëve përmes ulërimave.

Prindërit duke mos mundur të qetësojnë veten ngrenë zërin ndaj fëmijëve për t’i tërhequr vëmendjen këtyre të fundit.

Por a e keni pyetur veten se çfarë dëmi i sjell fëmijës komunikimi i tillë?

Sipas studimeve nëse fëmija jeton në një ambient ku prindërit i bërtasin vazhdimisht ai do të shfaqë probleme me zhvillimin e trurit.

Ja se si e dëmtoni fëmijën kur ngrini zërin

1-Në momentin kur i bërtisni fëmijës,pjesa që lidh të dyja hemisferat e trurit merr më pak gjak,kjo tregon se ju jeni duke dëmtuar pjesën e trurit që mban në ekuilibër logjikën dhe emocionet.

2-Sipas specialistëve ulërimat janë një lloj lajmërimi për rrezik. Kur i bërtasim fëmijëve, atyre u aktivizohet automatikisht hormoni i stresit, i cili e vendos trupin në gjendje alarmi. Në këtë moment trupi i tyre mpihet dhe truri bllokohet.

3-Fëmijët që rriten në ambiente ku ka dhunë verbale mund të shfaqin sjellje problematike në lidhje me fëmijët e tjerë. Reagimet e tyre mund të jenë të ndryshme por gjithmonë të rënda,ata fillojnë të gënjejnë prindërit, janë të trishtuar dhe shfaqin shenja të depresionit. Gjithashtu kanë pak rezultate në punët e tyre në klasë.