Më 25 prill garonte për Topallin/ Kërkesa e Ramës ndaj ekselentes: Të dua këtu, s’dua të më lësh e të ikësh në…

418

Sot kryeministri Edi Rama ka bërë takimin e radhës me “ekselentët” që kanë dërguar me email në Kryeministri, idetë që duan të zbatojnë në vend.  Një ndër të ftuarat e sotme ishte dhe Sanda Xheleshi, e cila u prezantua si një e re që kishte mbaruar studimet në Britani të Madhe dhe që tani punonte me një projekt për ambasadën britanike në vendin tonë.

PJESË NGA BISEDA:

https://youtu.be/jDAlQsUzGpE

E reja: Jam Sandra Xheleshi dhe jetoj në Britani. Kam mbaruar bachelorin në shkenca politike. Punoj me ambasadën. Kam pasur dëshirë që të punoj në Shqipëri.

Edi Rama: Do bësh një takim me drejtoren time të kabinetit meqë je këtu në Tiranë se nuk dua të më lësh të ikësh ndoshta. Do flasësh me të, ndoshta sot mbasdite ose nesër.

Po kush është e reja?  Xheleshi nuk e ka për herë të parë daljen në politikë. Xheleshi pasi ka përfunduar studimet për shkenca politike në Angli, testin e parë e bëri në qarkun e Dibrës, ku edhe kandidoi për deputete në siglën e Partisë Lëvizja për Ndryshim drejtuar nga Jozefina Topalli. Ajo mbante numrin 1 në listën e qarkut, por arriti që të siguronte vetëm 154 vota./dosja.al