“Më shante çdo ditë”/ 44-vjeçari vret pronarin e stallës së derrave

309

Një 44-vjeçar ka vrarë me armë zjarri një 41-vjeçar në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj të Kuçovës.

Autori i krimit i kishte marrë me qira një stallë derrash viktimës dhe kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me të, pasi pretendonte se qiradhënësi e shante dhe e ofendonte përditë.

44-vjeçari tentoi të largohej me mjetin tip furgon, por u kap nga Policia e Beratit.

Po ashtu, uniformat blu kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.