Moti Sot, e premte 5 nëntor 2021

34

Dita e nesërme parashikohet të ketë mot me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale me diell kryesisht në zonën e veriut.

Nga orët e mesditës deri dhe ato të pasdites, vranësirat në zonën e qendrës dhe jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Lokalisht reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në orët e mëngjesit përgjatë luginave prezencë të mjegullës.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare do të fitoje shpejtësi deri në 12-15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.