Shqipëria sot në zi kombëtare, Hasanaj përcillet në banesën e fundit

385

Nëntetarja Zarife Hasanaj do të përcillet këtë të premte në banesën e fundit.

 

Ceremonia e varrimit do të kryhet në orën 13:00 tek varrezat “Dëshmorët e Kombit” ndërsa homazhet do të mbahen në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve.

 

Hasanaj humbi jetën si pasijë e shpërthimit të një mine gjatë misionit në Letoni. Nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe dy kolegët e saj, major Klodian Tanushi dhe rreshteri Julian Kapaj.

 

Hasanaj është shpallur “Dëshmor i Atdheut” pasi ra në krye të detyrës.

 

Në nder të saj, Këshilli Ministrave ditën e sotme e ka shpallur ditë zie kombëtare dhe flamujt do të ulen në të gjithë në gjysmë shtizë.