Qarku i Lezhës vlerson bluzat e bardha që u përballen me covidin

764

Lezhë, 6 mjekë dhe infermierë vlerësohen me titullin ” Mirënjohja e Qarkut të Lezhës”.

Nga marsi i vitit 2019 bluzat e bardha në Spitalin Rajonal të Lezhës, Shërbimit dhe qendrave shëndetësore kanë dhënë kontribitin e tyre për të përballuar situaten e krijuar si pasojë e pandemisë Covid 19.
Referuar faqes zyrtare të Këshillit të Qarkut Lezhë, mësohet se 6 mjekë dhe infermierë janë vlerësuar për kontributin e tyre me çmimin e nderit ” Mirënjohja e Qarkut Lezhë”.


Këtë të enjte me inisiativen e Kryetarit të Këshillit të Qarkut Lezhë Agron Ivani, është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të titullit të nderit “Mirënjohja e Qarkut Lezhë”, për punën e kontributin shembullor, përkushtimin e profesionalizmin që bluzat e bardha të trupës shëndetësore të qarkut Lezhë, kanë dhënë e po japin çdo ditë, në shërbimin e kujdesit shëndetësor por sidomos në sprovën e fundit në luftë me betejen Covid -19″ për:
Dr. Martin Marku, Mjek Infeksionist,
Dr. Edmond Zefi, Mjek Imazherist ,
Dr. Geraldina Zuna, Mjeke urgjence,
Znj. Diana Përdedaj, Infermiere në Shërbimin e Mjekësisë së Përgjithshme,
Bardhok Lala, Infermier në Lagjen “Skenderbeg”,
Dr.Anila Lleshi, Mjeke dhe Drejtuese e Qëndres Shëndetësore Mamurras.

Në këtë ceremoni morën pjesë drejtues të pushtetit vendor si edhe bluzat e bardha.
Nënkryetarja e Këshillit të Qarkut Lezhë Marte Simoni deklaroi se: “Ishte vota unanime e të gjithë trupës vendimarrëse të Këshillit të Qarkut Lezhë që vlerësuan dhe lartësuan punën dhe kontributin e jashtëzakonshëm e mjekëve e infermierëve në menaxhimin e situatës së pandemisë në qarkun e Lezhës.


Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, njëkohësisht edhe si anëtar i Këshillit të Qarkut Lezhë shprehu falenderimet e mirënjohjen për çdo mjek e infermier e veçanërisht çmoi sakrificat e atyre që ishin në vijën e parë të frontit kundër covid -19, duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre, ju uroi shëndet e jetë të gjatë në shërbim të qytetarëve të qarkut Lezhë.


Gjithashtu Drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhe, Dr. Zojë Zefi falenderoi edhe ekipin e madh të vaksinatorëve të Lezhës dhe bëri thirrje për vaksinim.

Zevendësdejtoresha e Spitalit Rajonal Lezhe, Dr. Valbona Prenga duke falenderuar Këshillin e Qarkut Lezhë për vlerësimin nënvizoi faktin se spitali i Lezhës ka përballuar një fluks të lartë pacientësh me një gadishmëri dhe angazhim maksimal.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, Agron Ivani falënderoi ekipin e madh të mjekëve, infermierëve, epidemiologëve, laborantëve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, për sakrificën e tyre të pashoqe, që punuan ditë e natë, pa u lodhur për t’u kujdesur për pacientët e tyre. Respekt e mirënjohje gjithmonë për punën tuaj, Faleminderit për çka bëni cdo ditë për ne.


Po ashtu në këtë ceremini iu dha titulli i Nderit “ Mirenjohja e qarkut Lezhe”, Dr. Naim Hajdari, mjek ORL, i cili per 45 vite ka dhënë kontribut të jashtzakonshëm në sistemin shëndetësor të qarkut Lezhë. Ndonëse doktor Naimi është sot në pension, vazhdon të kontribuojë me përkushtim sa herë është e nevojshme në shërbim të njerëzve dhe shëndetit të tyre.

Nga Lindita KOKAJ