Dje vendi u ‘pushtua’ nga moti i keq, por zbuloni çfarë pritet për sot

355

Moti i keq me erë të fortë ka shoqëruar vendin tonë gjatë gjithë ditës së djeshme, ku për pasojë u rrezikuan edhe disa pushues në plazhe, ndërsa dy të tjerë humbën jetë.

Për ditën e sotme, sipas Institutit të Gjeoshkencës, situata duket se do të vijojë e njëjtë, ku priten reshje shiu në të gjithë vendin, si dhe erë e fortë, kryesisht në pjesën e dytë të ditës, ndërsa temperaturat do të shënojnë zbritje.

Moti për sot sipas IGJEUM
sot (e hënë, dt.29) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, me përjashtim të qarkut të Shkodrës dhe Lezhës ku reshjet do të jenë mesatare dhe të shoqëruara me shtrëngata

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet 22 / 28 °C

në vendet e ulëta: 20 / 30 °C

në vendet malore: 14 / 23 °C.

ERA

Sot pasdite e diel, dt.28 dhe nesër e hënë, dt.29 era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve për momente të shkurtra deri e fortë, sidomos në qarqet e veriut dhe të bregdetit.