Ja si paraqitet situata në Qarkun e Lezhës 24 orë pasi dimri zbarkoi me rreshje

Gjate dites sotme ne teritorin e bashkine Lezhe e Kurbin, patur ne mengjes reshje të shiut me intensitet te ulet. Ne zonen malore ne lartesite mbi 400m patem reshje debore.
Nga komunikimi me strukturat e MC, kemi kete siruat:


Ne bashkite Lezhe e Kurbin, niveli i ujrave në lumenj dhe sistemin kullues është në kuota normale. Nuk kemi siperfaqe te tokes bujqesise dhe ato depresive me prezence uji.
Hidrovorët janë në gatishmeri teknike për pune. Ne basenete e tyre, niveli i ujit eshte ne kuata normale.

Ne bashkin Mirdite, kemi patur reshje debore, kryesisht ne nj.ad. Fani, Orosh, Selit, Kacinar dhe Kthelle, me trshesi 0.5-30cm. Pas ores 10.00 reshjet e debores jane ndaluar.
Rruget rurale e bashkiake, jane te kalushme. Disa segmente ne nj.ad. Selit, Orosh e Kthelle, kalushmeria eshte me zinxhire.

Rruget nacionale dhe ajo e kombit jane te kalushme pa’ probleme.

Furrnizimi me energji ne zonen e Mirdite u realizu fale punes me perkushtit te inxh. Elvis Ndoj i OSHE Mirdite, ku me brigaden e sherbimeve ne kohe rekord arriti te riparoj difektet dhe te furnizoje me energji Nj.Ad.Orosh e Fane. Keto zona te thella malore u perfshine nga debora e shoqetuar me stuhia.

Nesër hynë në fuqi rregullat e reja për vizat gjermane

Dëshirojmë t’ju informojmë, që duke nisur prej datës 01.12.2021 në të gjitha përfaqësitë diplomatike në vendet e Ballkanit Perëndimor do të ndryshojnë regullat e caktimit të takimeve për aplikimet për vizë sipas § 26 kreu 2 i Rregullores së Punësimit („Rregullorja e Ballkanit Perëndimor“):

Nisur nga kërkesa tepër e lartë për orare aplikimi, e cila e tejkalon ndjeshëm numrin e orareve që mund të vihen në dispozicion, që prej dhjetorit 2021 do të zhvillohet  çdo muaj një procedurë shorti.

Për këtë qëllim në datën 01.12.2021 në orën 9.00 do të hapet një listë e re për regjistrimet e kërkesave për orare aplikimi. Kjo listë e parë do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë kohës për regjistrime deri në datën 17.12.2021 në orën 12.00.  Lista nuk do të mbyllet – sikundër ka ndodhur deri më tani – pasi të jetë arritur një numër i caktuar regjistrimesh. Lista e regjistrimeve do të mbyllet në datën 17.12.2021 dhe mes të gjitha kërkesave të regjistruara përmes një shorti kompjuterik do të përzgjidhet, se kush do të marrë një orar aplikimi për janarin e vitit 2022.

Procedura e shortit do të realizohet në javën e 51-të kalendarike në Ministrinë e Jashtme Federale në Berlin nën mbikqyrjen e disa personave. Pas kësaj personat e përzgjedhur me short do të njoftohen brenda muajit dhjetor nga Ambasada, që do të marrin një orar aplikimi për vitin e ri.

Të gjitha regjistrimet e periudhës 1-17 dhjetor do të marrin pjesë në short, pavarësisht faktit se kur janë kryer. Për këtë arsye një regjistrim më i hershëm nuk ka asnjë epërsi përkundrejt një regjistrimi më të vonshëm.

Regjistrimet e shumëfishta përjashtohen. Ndryshimi i mëvonshëm i të dhënave të regjistruara është i pamundur. Nuk lejohet kalimi i një orari aplikimi tek një person tjetër. Përfshirja e të tretëve (p.sh. një agjencie) nuk është e nevojshme dhe nuk sjell asnjë epërsi. Lutemi të regjistroheni vetë dhe me qetësi për procedurën e shortit dhe bëni shumë kujdes në hedhjen korrekte të të dhënave tuaja.

Edhe në rast se orari konfirmohet,  aplikimi për vizë do të lejohet vetëm nëse të dhënat personale në pashaportën e udhëtimit të aplikuesit /es do të përputhen plotësisht me ato të hedhura gjatë regjistrimit për një orar aplikimi.

Regjistrimet, të cilat nuk kanë mundur të marrin një orar aplikimi, në fund të muajit fshihen. Për të marrë pjesë në shortin për caktimin e orareve të aplikimit për muajin shkurt është i nevojshëm një regjistrim i ri gjatë muajit janar. Ambasada do të bëjë të ditur në kohën e duhur periudhën e hapjes së listës së regjistrimeve për janarin. Në fund të janarit personat e përzgjedhur me short do të njoftohen nga Ambasada. Ju do të njoftoheni edhe në rastet kur regjistrimi juaj ka qenë i pasuksesshëm. Kjo mund të kërkojë pak kohë për arsye teknike. Lutemi në këtë kontekst të shmangni pyejet me email. Këto do të mbeten pa përgjigje.

Oraret e palikimeve për vizë sipas „Rregullores së Ballkanit Perëndimor“ mund të caktohen vetëm në këtë mënyrë. Përfaqësia nuk cakton takime ekstra, ndaj ju lutemi të hiqni dorë nga kërkesa të këtij lloji.

Paralelisht me procedurën e shortit Ambasada në Tiranë përshtat edhe procedurën e aplikimit për vizë.

Në të ardhmen aplikimi do të realizohet pranë një agjencie të ngarkuar nga Ambasada. Kjo sipërmarrje do të lidhet me telefon me personat e përzgjedhur me short, të cilët janë njoftuar për këtë  paraprakisht nga Ambasada përmes email-it, për të vendosur me ta një orar aplikimi. Për aplikimin pranë kësaj agjencie do të duhet të paraqiten të njëjtat dokumenta, sikundër kërkohej prej Ambasadës. Ky ndryshim i mundëson Ambasadës të caktojë më shumë orare aplikimi sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor, se sa ato që kanë qenë të mundura deri më tani; krahas kësaj aplikuesve u ofrohet më shumë fleksibilitet në dakordimin e një orari. Lutemi të mbani parasysh se kjo agjenci shërbimi NUK cakton orare shtesë dhe nuk ndryshon të dhënat e depozituara gjatë procesit të regjistrimit. Agjencia e shërbimit u mundëson paraqitjen vetëm atyre personave, që janë njoftuar paraprakisht prej Ambasadës me email.

Dëbora shkakton probleme në Dibër

Pershendetje ! Nga informacionet e marra deri ne oren 08.00 MCivile te Njesive Vendore ne qarkun Dibër situata nga kushtet e motit paraqitet si me poshte:

Vazhdojne reshjet e debores thuajse ne te gjithe teritorin e qarkut. Lartesia e debores ne Peshkopi 15 cm ndersa ne Kala të Dodes 40 cm.Rruget nacionale jane te kalueshme nga Skuraj-Peshkopi, Ndersa rruga e Arberit eshte e bllokuar ne qafe Murriz, dhe mjetet qe levizin nga Peshkopi -Tirane, jane kthyer nga P.Shtetit per kalim ne rrugen e vjeter.
Rruga Peshkopi-Vasie eshte e hapur, kalimi me zinzhir per shkak se ka ere te forte dhe bllokon here pas here nga bora.

Op.kontraktor po punon me mjete per ta mbajtur te kalueshme.

Rruget rurale jane te kalueshme, por ne disa njesi ka shume prani bore si ne, Nj.Selishte B.Diber ka 15 cm bore, Sllova 20 cm, Kala e Dodes 40 cm.
Rruga rurale Peshkopi- Lure e bllokuar.
Kemi furnizim normal me uje te pijshem
Energjia elektrike mungon ne Nj.Adm.Lure, Zalle Dardhe e Reç te Bashkise Diber.Po punohet nga grupi i punes se OSSHE per kthimin e energjise ne keto njesi.

Horoskopi Sot, e martë 30 nëntor 2021

Dashi

Ka të ngjarë të merrni disa lajme të mira nesër. Prano cdo gjë që do t’ju vijë këtë ditë, edhe pse mund t’ju marrë pak kohë për të vlerësuar situatën.

Demi

A jeni një nga ata njerëz që mendoni se llogaria juaj bankare nuk mund të tërhiqet për aq kohë sa keni ende situatën në kontroll? Sado e keqe të mendoni se është gjendja juaj financiare, problemet tuaja zgjidhen lehtësisht. Nuk është se po shpenzoni më shumë para sesa keni, por nuk po mbani shënimet e shpenzimeve. Kontabiliteti më i mirë do të ndihmojë në lehtësimin e ankthit tuaj.

Binjakët

Nesër është një ditë e mirë për marrëdhëniet. Pavarësisht nëse është personale apo
profesionale, mund të prisni që gjëra të mira të ndodhin. Ju mund të ftoheni të merrni pjesë në një projekt në grup të pazakontë dhe të krijoni miqësi potencialisht të bukura. Në shtëpi partneri juaj mund të jetë veçanërisht i zhytur në mendime dhe demonstrues. Ju rrezatoni një atmosferë dashurie dhe ngrohtësie dhe njerëzit reagojnë natyrshëm

Gaforrja

Ju mund të prisni për një ditë të ndritshme. Kjo do të ishte një kohë e mirë për të besuar tek një mik i ngushtë. Kjo do të ndihmojë në lehtësimin e presionit që keni ndjerë brenda. Kini kujdes që të mos pushoni plotësisht. Nëse e bëni këtë, mund të mos jeni në gjendje të ngriheni nga shtrati!

Luani

Ashtë një lehtësim kur armiqësitë bien, apo jo? Duket sikur njerëzit kanë përplasur
vazhdimisht dyert në fytyrën tënde. Por nesër një vizitë ose një takim do të hapë disa mistere për ju. A do të zgjidhen përfundimisht problemet tuaja? Nëse jeni të angazhuar për të zbuluar, do të përmbushen.

Virgjëresha

Ka diçka që lulëzon brenda jush nesër. Presioni i rëndë i ditëve të kaluara ka ardhur në rënie dhe ju jeni në gjendje të shkoni në biznesin tuaj me kokën lartë dhe më të
lehtësuar. Do të ishte një ide e mirë t’i kushtoni më shumë vëmendje trupit tuaj.
Mundohuni të planifikoni më shumë ushtrime aerobike dhe të hiqni dorë nga yndyrnat dhe sheqernat. Filloni disa zakone më të shëndetshme.

Peshorja
Ditët e fundit kanë qenë paksa të trishtueshme, kështu që mund të befasoheni nga shkëlqimi i ditës në vazhdim. Do të merrni komplimente dhe urime nga shumë burime. Përfitoni nga gëzimet.

Akrepi

Do të shijoni butësinë dhe relaksimin që ofron dita nesër. Do të jeni më llafazan se
zakonisht. Kjo ndërhyrje do t’ju japë një mundësi për të freskuar veten duke kaluar një kohë cilësore me familjen. Ju keni një intuitë të fortë. Dëgjojeni, pasi do t’ju
këshillojë me mençuri.

Shigjetari

Kjo mund të jetë një ditë e qetë për ju, por një periudhë qetësie do t’ju bëjë shumë mirë. Ju mund të rrini kot në një park dhe të lini imagjinatën tuaj të shkojë gjetkë.
Konfigurimi i nesërëm astral do t’ju bëjë të ëndërroni dhe të kujtoni fëmijërinë tuaj. Në vend që të stresoheni për gjithçka që nuk po bëhet, pse të mos shkoni me rrjedhën për një ndryshim?

Bricjapi

Nesër do të jetë një ditë e mbushur me dritë për zemrën. Dilni jashtë rutinës suaj
normale. Cili është qëllimi që punoni kaq shumë nesh nuk pushoni dhe nuk e shijoni? Shkoni për një udhëtim në një vend për një ose dy orë në vend. Do ju bënte mirë.

Ujori

Është e vërtetë që nuk je më dhjetë vjeç, por kush do të thotë që nuk mund të kthehesh në fëmijëri? Ju keni punuar shumë për shumë kohë tani dhe meritoni pak argëtim. Mos hezitoni.

Peshqit

Ju mund të ndiheni shumë serioz për momentin. Pavarësisht nëse e dini apo jo, keni nevojë të madhe për të brohoritur. Nëse dikush ju fton në një klub, shkoni. Mund të të duhet ca kohë për tu ambientuar, por do të përfundojë mbrëmja duke qeshur. Do të jetë nata më e mirë e muajit tuaj.

Moti për ditën e martë, 30 nëntor 2021

Ditën e nesërme moti në vend nis i vranët dhe prej orëve të mesditës me kthjellime vecanërisht në bregdet dhe veri.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mengjesit. Në verilindje dhe lindje reshje bore me intensitet të ulët në orët e mëngjesit. Më tej ndërprerje të reshjeve të shiut dhe të borës.

Era nga Verilindje-Veri me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të fitoj shpejtësi 15 deri në 20m/sek, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4-5 ballë.

Hëna, ashtu si nuk e keni parë kurrë

Shpesh herë i çojmë sytë drejt Hënës, me kuriozitet, shpresë ose mallëngjim. Por asnjëherë sateliti jonë na është dukur në mënyrë kaq të qartë, si pas përpunimit të fotografit Andrew McCarthy.

Fotografi i interesuar në astronomi, ka ripërpunuar rreth 200 mijë fotografi të ndryshme, që si burim kanë kryesisht agjencinë amerikane NASA.

Duke përdorur teknologjinë 3D dhe evidentuar kontrastin midis majave dhe kratereve hënore, del një rezultat mbresëlënës, një foto me 200 megapiksel që tregon në detaj morfologjinë e satelitit.   

“U lodha, por e bëra sepse doja që njerëzit të bëhen gjithmonë më të interesuar ndaj eksplorimit të kufijve hapësinorë dhe njerëzorë”, thotë McCarthy.

Gjithsesi, sipërmarrja e fotografit i dha atij famë, me profilin e tij në Instagram që ditë pas ditë ka shkuar deri në rreth 460 mijë ndjekës.

“I vunë teken e rakisë përpara”, Gaz Bardhi: Demokratët nuk dinë çfarë kanë firmosur..

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se 60% e delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e datës 11, nuk dinë se çfarë kanë firmosur, pasi shumë prej tyre “u është vënë një teke raki përpara”.

Pjesa tjetër, vijon më tej Bardhi, kanë firmosur për shkak se iu është kujtuar, se kanë marrë poste dhe ndere, kur PD ishte në pushtet. 

“Po ju dëshmoj një tjetër pohim të një kryetari dege, që është bashkuar me lëvizjen e Berishës, në mbledhjen me 70 kryetarë degësh, në degën time tha kanë firmosur 60% të delegatëve. Por tha, këto 60% nuk dinë çfarë kanë firmosur sepse iu është vënë një teke raki përpara, kanë kthyer teken e rakisë dhe kanë hedhur firmë pa e ditur fare, 20% kanë firmosur për hatër se iu është kujtuar që të kemi punësuar këtu, ke qënë drejtor, etj…”, ka thënë Gazment Bardhi në ‘Real Story’.

Pra, sipas Sekretarit të PD, delegatët e kësaj partie, nuk dinë çfarë u vihet përpara, por thjesht kthejnë gotën e rakisë dhe firmosin çfarë u del përpara! 

Me këtë mendim që ka lidershipi i partisë për anëtarët e kësaj force politike, nuk ka asnjë çudi, që ata po vrapojnë në masë drejt Kuvendit të Sali Berishës…

U qëllua me plumb pas shpine pranë banesës, ndërron jetë në spital ish-kreu i komunës Velipojë

Ndërron jetë në spital ish-kreu i komunës së Velipojës Pashko Ujka. 64-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, teksa ishte qëlluar me plumb në shpinë me armë me silenciator. Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, Ujka ka ndërruar jetë pas rreth dy orësh nga atentati që iu bë pranë banesës së tij.

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorit dhe ka ngritur disa postblloqe për kapjen e tij. Po kështu janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes, megjithëse moti i keq vështirëson qartësinë e tyre.

U qëllua me plumb pas shpine pranë banesës, ndërron jetë në spital ish-kreu i komunës Velipojë

Ndërron jetë në spital ish-kreu i komunës së Velipojës Pashko Ujka. 64-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, teksa ishte qëlluar me plumb në shpinë me armë me silenciator. Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, Ujka ka ndërruar jetë pas rreth dy orësh nga atentati që iu bë pranë banesës së tij.

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorit dhe ka ngritur disa postblloqe për kapjen e tij. Po kështu janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes, megjithëse moti i keq vështirëson qartësinë e tyre.

Nji propozim ndryshe për përkujtimin e 29 nandorit.

Dy statuset e para telegrafikë në fb, me sens humorit, por absolutisht respektues per sensibilitetet ne mirëbesim të shumë miqve e dashamirëve tonë që mendojnë se 29 nandori asht dita e çlirimit të vendit, po i mbivendosi edhe kët status provokues ne kuptimin etimologjik të termit dhe propozues për ta jetue përvjetorin në fjalë në nji mënyrë rrajësisht tjetër. Për kët temen e 29 nandorit, luftës imagjinare partizane etj, kam fole pak në librin tem, tue përmend ndjesitë e njohjet personale në ndërveprimi me realitetin ku jetoja e isha rritë.

Edhe pse isha në moshë të vogël e student në “akademinë baritore”, para se me u thelle në akademitë e tjera, përceptova kjartësisht se bahej fjalë për nji rrenë të trashë e cila kishte qëllim me justifikue mitin e pushtetit të ri komunis të mëlmyem otomanisht. Në kët prizëm, kam injorue dhe nuk jam përzi kurrë në marrinat e induktueme prej modelit komunist të ktyne 30 vjtëve, pavarisht vetëpërcaktimit i djathte apo i majtë, mbi datën e largimit të gjermanit të fundit, mbasi e kam konsiderue nji përpjekje djallëzore me ruejt të njajtin mit të rremë të demek luftës anti fashiste nacional çlirimtare. Partia Komuniste shqiptare, tashma e dijne tanë dhe asht historikisht e dokumentueme, ishte nji filial I partisë komuniste jugosllave dhe ideali I saj nuk mund te ishte ndryshe, përveçse ideali I partisë komuniste jugosllave.

Të gjitha ata që iu bashkuan ksaj partie, përtej disave në mirëbesim që mund të jene shantazhue prej retorikës kombëtare e të çlirimit të vendit, ishin idealisht e praktikisht mercenar të armikut tonë shekullor e kundërshtar të paepun të çështjes tonë kombëtare. Qemal Stafa e të tjerë shokë të ktij ideali, që u vranë aksidentalisht apo me porosi prej shoqnisë të tyne, nuk mund të jenë kurrsesi herojë të kombit, mbasi sikur të ishin gjallë, të njëjtën gja do të kishin ba si shoku Enver. Ata ishin thjeshtë viktima të idealit ty tyne antinjerëzor, antikombar, bashkëpuntor ideal të holokaustit shqiptar që u realizue me mizori për 50 vjet prej shokëve të tyne të demek luftës kundër bashkëqytetarëve të vet. Rekrutimet e djemve të ri me dhunë për me i regjistrue si partizanë, mbas largimit të paqtë të ushtrisë gjermane prej Shqipnisë, janë vula përdhunuese e turpit e shokëve të partisë, filial I partisë komuniste jugosllave dhe trashëgimtarët e ktyne partizanëve duhet ta denoncojnë kët fakt e jo të bahen pjesë me nderue lapidaret e turpit që u ndërtuen ma vonë për luftën imagjinare partizane kundër pushtuesit.

Askush nuk gjykon lidhjen afektive me gjyshat a stërgjyshat, por sot nuk asht ma e pranueshme, madje kriminale, përdhosëse ndaj memories të martirëve të vërtet, me i nderue ata si çlirimtare, tue kenë realisht kriminelë të pashpirt që vranë si mercenar bashkëqytarët e vet. Për kët shërbim të ulët, të pabesë e kriminal, morën pushtetin si peshqesh prej armiqve shekullorë të kombit tonë. Prandej, tue I përfundue kto rreshta, mendoj se 29 nandori duhet të jetë dita jonë e memories për holokaustin 50 vjeçar otoman e komunist, ashtu sikur asht 27 janari për holokaustin nazist ndaj popullit hebre.

Mos te harrojmë se teatri i pinjollëve të trashëgimisë komuniste të caktimit të 28 a 29 nandorit si festë çlirimi, asht mnyra ma perverse për me justifikue kremtimin e demek çlirimit në nji kohë qe kjo datë duhet përmbysë në objektin e saj real të përkujtimit, si ditë memorie e reflektimi kundër totalitarizmit të kuq. E vërteta na ba gjithmonë të lirë thotë Unjilli dhe kurrë nuk asht vonë të rreshtohemi kah e mira, e drejta dhe e bukura. Nga Nest ZEFI