“I vunë teken e rakisë përpara”, Gaz Bardhi: Demokratët nuk dinë çfarë kanë firmosur..

35

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se 60% e delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e datës 11, nuk dinë se çfarë kanë firmosur, pasi shumë prej tyre “u është vënë një teke raki përpara”.

Pjesa tjetër, vijon më tej Bardhi, kanë firmosur për shkak se iu është kujtuar, se kanë marrë poste dhe ndere, kur PD ishte në pushtet. 

“Po ju dëshmoj një tjetër pohim të një kryetari dege, që është bashkuar me lëvizjen e Berishës, në mbledhjen me 70 kryetarë degësh, në degën time tha kanë firmosur 60% të delegatëve. Por tha, këto 60% nuk dinë çfarë kanë firmosur sepse iu është vënë një teke raki përpara, kanë kthyer teken e rakisë dhe kanë hedhur firmë pa e ditur fare, 20% kanë firmosur për hatër se iu është kujtuar që të kemi punësuar këtu, ke qënë drejtor, etj…”, ka thënë Gazment Bardhi në ‘Real Story’.

Pra, sipas Sekretarit të PD, delegatët e kësaj partie, nuk dinë çfarë u vihet përpara, por thjesht kthejnë gotën e rakisë dhe firmosin çfarë u del përpara! 

Me këtë mendim që ka lidershipi i partisë për anëtarët e kësaj force politike, nuk ka asnjë çudi, që ata po vrapojnë në masë drejt Kuvendit të Sali Berishës…