U qëllua me plumb pas shpine pranë banesës, ndërron jetë në spital ish-kreu i komunës Velipojë

153

Ndërron jetë në spital ish-kreu i komunës së Velipojës Pashko Ujka. 64-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, teksa ishte qëlluar me plumb në shpinë me armë me silenciator. Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, Ujka ka ndërruar jetë pas rreth dy orësh nga atentati që iu bë pranë banesës së tij.

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorit dhe ka ngritur disa postblloqe për kapjen e tij. Po kështu janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes, megjithëse moti i keq vështirëson qartësinë e tyre.