Ekzekutimi i Ferdinand Polisë, autori i dyshuar është larguar nga Shqipëria

596

Autori i dyshuar i vrasjes së Ferdinand Polisë më 20 mars është larguar nga Shqipëria. Sipas burimeve, Kristian Sylaj (Martini) ka lënë vendin përmes pikës kufitare të Muriqanit.

Ndërkohë, Gjykata ka lënë në burg tre bashkëpunëtorët e Sylajt, të përfshirë në vrasjen e biznesmenit. Gilbert Toma, 26 vjeç, Kleandro Toma, 29 vjeç dhe Alfred Martini, 20 vjeç, dyshohen se drejtpërdrejt me veprimet e kryera kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim, ndjekur, strehuar, organizuar dhe kryer në bashkëpunim këtë vrasje.

Policia gjithashtu ka sekuestruar automjetin e përdorur nga autorët për ndjekjen e viktimës, orientimin e ekzekutorit, kryerjen e vrasjes, djegien e motorit dhe largimin bashkë me ekzekutorin. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumente të ndryshme.