Nji propozim ndryshe për përkujtimin e 29 nandorit.

310

Dy statuset e para telegrafikë në fb, me sens humorit, por absolutisht respektues per sensibilitetet ne mirëbesim të shumë miqve e dashamirëve tonë që mendojnë se 29 nandori asht dita e çlirimit të vendit, po i mbivendosi edhe kët status provokues ne kuptimin etimologjik të termit dhe propozues për ta jetue përvjetorin në fjalë në nji mënyrë rrajësisht tjetër. Për kët temen e 29 nandorit, luftës imagjinare partizane etj, kam fole pak në librin tem, tue përmend ndjesitë e njohjet personale në ndërveprimi me realitetin ku jetoja e isha rritë.

Edhe pse isha në moshë të vogël e student në “akademinë baritore”, para se me u thelle në akademitë e tjera, përceptova kjartësisht se bahej fjalë për nji rrenë të trashë e cila kishte qëllim me justifikue mitin e pushtetit të ri komunis të mëlmyem otomanisht. Në kët prizëm, kam injorue dhe nuk jam përzi kurrë në marrinat e induktueme prej modelit komunist të ktyne 30 vjtëve, pavarisht vetëpërcaktimit i djathte apo i majtë, mbi datën e largimit të gjermanit të fundit, mbasi e kam konsiderue nji përpjekje djallëzore me ruejt të njajtin mit të rremë të demek luftës anti fashiste nacional çlirimtare. Partia Komuniste shqiptare, tashma e dijne tanë dhe asht historikisht e dokumentueme, ishte nji filial I partisë komuniste jugosllave dhe ideali I saj nuk mund te ishte ndryshe, përveçse ideali I partisë komuniste jugosllave.

Të gjitha ata që iu bashkuan ksaj partie, përtej disave në mirëbesim që mund të jene shantazhue prej retorikës kombëtare e të çlirimit të vendit, ishin idealisht e praktikisht mercenar të armikut tonë shekullor e kundërshtar të paepun të çështjes tonë kombëtare. Qemal Stafa e të tjerë shokë të ktij ideali, që u vranë aksidentalisht apo me porosi prej shoqnisë të tyne, nuk mund të jenë kurrsesi herojë të kombit, mbasi sikur të ishin gjallë, të njëjtën gja do të kishin ba si shoku Enver. Ata ishin thjeshtë viktima të idealit ty tyne antinjerëzor, antikombar, bashkëpuntor ideal të holokaustit shqiptar që u realizue me mizori për 50 vjet prej shokëve të tyne të demek luftës kundër bashkëqytetarëve të vet. Rekrutimet e djemve të ri me dhunë për me i regjistrue si partizanë, mbas largimit të paqtë të ushtrisë gjermane prej Shqipnisë, janë vula përdhunuese e turpit e shokëve të partisë, filial I partisë komuniste jugosllave dhe trashëgimtarët e ktyne partizanëve duhet ta denoncojnë kët fakt e jo të bahen pjesë me nderue lapidaret e turpit që u ndërtuen ma vonë për luftën imagjinare partizane kundër pushtuesit.

Askush nuk gjykon lidhjen afektive me gjyshat a stërgjyshat, por sot nuk asht ma e pranueshme, madje kriminale, përdhosëse ndaj memories të martirëve të vërtet, me i nderue ata si çlirimtare, tue kenë realisht kriminelë të pashpirt që vranë si mercenar bashkëqytarët e vet. Për kët shërbim të ulët, të pabesë e kriminal, morën pushtetin si peshqesh prej armiqve shekullorë të kombit tonë. Prandej, tue I përfundue kto rreshta, mendoj se 29 nandori duhet të jetë dita jonë e memories për holokaustin 50 vjeçar otoman e komunist, ashtu sikur asht 27 janari për holokaustin nazist ndaj popullit hebre.

Mos te harrojmë se teatri i pinjollëve të trashëgimisë komuniste të caktimit të 28 a 29 nandorit si festë çlirimi, asht mnyra ma perverse për me justifikue kremtimin e demek çlirimit në nji kohë qe kjo datë duhet përmbysë në objektin e saj real të përkujtimit, si ditë memorie e reflektimi kundër totalitarizmit të kuq. E vërteta na ba gjithmonë të lirë thotë Unjilli dhe kurrë nuk asht vonë të rreshtohemi kah e mira, e drejta dhe e bukura. Nga Nest ZEFI