Fifi viziton Fjolla Morinën në shtëpinë e izolimit dhe publikon pamjet emocionuese.

298

Prej 22 shtatorit Fjolla Morina qëndron e izoluar në një shtëpi në Kukës pas caktimit të masës arrest shtëpie. Mediat kanë publikuar foto e video të ndryshme nga shtëpia ku këngëtarja po kalon izolimin dhe në to ajo shfaqej shumë e qetë.

Ndërkohë ditën e sotme kolegia e Fjollës, Fifi ka shkuar për një vizitë në këtë shtëpi duke treguar se do i qëndroj pranë mikes së saj në çdo moment. Fifi ka publikuar një video shumë emocionuese në të cilën Morina shihet duke komunikuar përmes celularit me vajzën e saj të vogël Alayah.

Fjolla duket shumë e prekur nga videoja ndërkohë që përpiqet të argëtojë të bijën.
Ajo ka nevojë për vogëlushen e saj. Fjolla Morina çfarëdo që të ndodhë kudo që jeta na përplas në të mirë e në të keq unë jam aty për ty, ka shkruar Fifi.

Ajo ka postuar dhe një tjetër foto me Fjollën, duke e theksuar sërish përkrahjen për të.