Pershendetje ! Nga informacionet e marra deri ne oren 08.00 MCivile te Njesive Vendore ne qarkun Dibër situata nga kushtet e motit paraqitet si me poshte:
Vazhdojne reshjet e debores thuajse ne te gjithe teritorin e qarkut. Lartesia e debores ne Peshkopi 15 cm ndersa ne Kala të Dodes 40 cm.Rruget nacionale jane te kalueshme nga Skuraj-Peshkopi, Ndersa rruga e Arberit eshte e bllokuar ne qafe Murriz, dhe mjetet qe levizin nga Peshkopi -Tirane, jane kthyer nga P.Shtetit per kalim ne rrugen e vjeter.
Rruga Peshkopi-Vasie eshte e hapur, kalimi me zinzhir per shkak se ka ere te forte dhe bllokon here pas here nga bora.
Op.kontraktor po punon me mjete per ta mbajtur te kalueshme.
Rruget rurale jane te kalueshme, por ne disa njesi ka shume prani bore si ne, Nj.Selishte B.Diber ka 15 cm bore, Sllova 20 cm, Kala e Dodes 40 cm.
Rruga rurale Peshkopi- Lure e bllokuar.
Kemi furnizim normal me uje te pijshem
Energjia elektrike mungon ne Nj.Adm.Lure, Zalle Dardhe e Reç te Bashkise Diber.Po punohet nga grupi i punes se OSSHE per kthimin e energjise ne keto njesi.