Dasmori shkon dhe merr nusen, qëllon me breshëri kallashnikovi nga ‘Range Rover’ në autostradën e Laçit! Identifikohet nga Policia (VIDEO-LAJM)

389

“Jetojmë në Shqipëri dhe gjithçka mund të ndodhë”…dhe këto pamje e tregojnë më së miri! Mund të duken si video të bëra në vitet 1997 atëherë kur “armët ishin sheshit”, por jo! Janë shkrepur në vitin 2021.

Bëhet fjalë për një dasmor, i cili pasi ka marrë nusen, ka shkrepur nga makina e tij ‘Range Rover’ me kallashnikov në ajër disa herë. Personi që ka publikuar videon në rrjetet sociale e ka shoqëruar me një përshkrim “Talebanët në Afganistan”, lidhur me zhvillimet aktuale në botë, ku Afganistani është “pushtuar” nga forcat talebane. E gjitha ka ndodhur në autostradën e Laçit dhe janë pamje aspak të zakonta për vitin në të cilin jetojmë. Nga sa mësohet dasmori është identifikuar nga Policia dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohë më herët është publikuar një video të dasmorëve që zbresin nga makina dhe dalin të kërcejnë, dasmorët bllokojnë qarkullimin në autostradën Thumanë-Milot. Nuk bëhet fjalë për të njëjtën, por ajo që shihet në pamje është vërtetë shqetësuese, që gëzimi i madh kurrsesi nuk mund ta justifikojë.

https://report-tv.al/lajm/talebanwt-nw-albanistan-dasmorwt-shkojnw-dhe-marrin-nusen-qwllojnw-me-breshwri-kallashnikovi-nga-range-rover-nw-autostradwn-e-lacit?fbclid=IwAR2w6T45zMrjOkSpyDW1QOuCcH4SRUZsXkPLIfmf2PPlpez02mgUCo1bc_k