Rama firmos shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, por harron ti vërë datën dhe vulën

479

Kryeministri Edi Rama ka firmos shkarkimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila.
ajo që bie në në aktin e kryeministrit është fakti që kemi të bëjmë me një vendim pa datë dhe pa vulë, ç’ka e bën të dyshimtë dhe vetë ligjshmërinë e kësaj vendimmarrjeje të Edi Ramës.

Ndërkaq, në rrjetet sociale shefi i qeverisë thekson se Hila do të ndiqet penalisht.

Zef Hila, haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, jo vetëm u shkarkua po do të ndiqet penalisht, për aktin barbar të djegies së shkollës dhe djegies së materialeve zgjedhore! Kush do ta ndjekë shembullin e tij, do të ketë të njëjtin fat dhe do të përballet me drejtësinë shkruan Rama.

Ishte ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj që kërkoi sot shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila pas ngjarjes së ndodhur mbrëmë ku KZAZ 6 në Bushat u dogj bashkë me materialet zgjedhore.

Lleshaj tha se jo vetëm ai por kushdo sulmon do ketë të njejtin fat.

Ndërrimi i qimes, nuk ndërron zakonin, vesi del me shpirtin thotë populli. Zjarri mbrëmë dhe plagosja nga një grup sulmi me punonjës të Bashkisë së Vaut të Dejës në Bushat tregon se opozita që ka humbur arsyen dhe kauzën e saj.

Ai tha se mbrëmë në KZAZ 6 ndodhi një sulm i ulët dhe i neveritshëm, ndërsa shtoi se opozitarët u përpoqën të lajnë duart nga akti kriminal i militantëve të tyre.

Në mënyrë qesharake ata akuzuan policinë se paska sulmuar dhe plagosur veten, se punonjësit e Bashkisë së Vaut të Dejës dhe familjarët e tyre kanë zbatuar urdhërat tanë për dhunë. Kjo tregon qartë se në çfarë gjendje janë drejtuesit e revolucionit imagjinar vijoi Lleshaj.

Lleshaj nënvizoi se materialet e djegura zgjehdore në Bushat do të zëvendësohen, ndërsa incidenti nuk i cënon zgjedhjet. Incidenti i mbrëmshëm nuk i cënon zgjedhjet. Ato do të mbahen në gjithë vendin më 30 qershor.