Basha nga Kavaja: Në 16 shkurt largojmë të keqen

362

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka nisur turin e takimeve me qytetarët, për të dëgjuar prej tyre shqetësimet që do të përcillen në protestën opozitare të 16 shkurtit dhe në platformën qeverisëse të demokratëve.

Përballë të rinjve demokratë, Basha kundërshtoi edhe njëherë ligjin për arsimin e lartë, duke paralajmëruar anulim me ardhjen në pushtet të PD.

“Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë do të thotë radhë të parë se që të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj, të përfitojnë financimin e plotë të tarifave”, tha Basha.

Teksa Shqipëria pret në qershor një vendim për hapjen ose jo të negociatave, Basha renditi 4 hapat që demokratët do të ndërmarrin për anëtarësimin e vendit në BE: 1- Ndarjen e politikës nga krimi. 2- Barazi në garën në administratën publike. 3- Dekriminalizimi i zgjedhjeve. 4- Anulim të kontratave PPP.

Lideri i opozitës ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës së 14 shkurtit për ta kthyer atë në revoltë ndaj së keqes.