“Mendoj njësoj, por…, Balina Bodinaku sqaron përplasjen e bujshme me moderatoren Bieta Sulo: Mund të isha pak më e rezervuar po ta dija që…

273

Ajo një opinioniste në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe komentet e saj bëjnë xhiron e rrjetit. Por Balina Bodinaku ka zhurmuar edhe më parë, pikërisht me një debat të shkaktuar mes saj dhe Bieta Sulos në rrjete sociale.Në ‘Abc e Pasdites’ Bodinaku shpjegoi gjerësisht këtë situatë të shkaktuar pas postimit të një story në llogarinë e saj në Instagram.

Teksa Ermal Peçi e pyeste në rubrikën ‘Në shtëpi me Balina Bodinakun’ si do të ishte të qëndronte e izoluar në një shtëpi me Bietën, duke prekur përplasjen e tyrë pas sfidës “Instagrami i Gjelbert”, ajo shprehu:


“Nuk ishte një debat i imi me Bietën. Mendimi im nuk ndryshon, ndoshta po ta dija që ishte Bieta do të isha pak më e kompleksuar nga ideja që është një personazh public dhe mos ta merrte si personale. Mund të isha pak më e rezervuar po ta dija që isha përpara një emri konkret.”

Por teksa vijonte biseda, Balina gjithashtu tha se ende mbante të njejtin mendim. Sipas saj, është e pakuptimtë të ‘gjelbërosh’ vendin virtualisht. “Po çfarë kuptimi ka të gjelbërosh virtualisht vendin? E kisha me sfidën në vetvete jo me njeriun që sfidonte” , tha Bodinaku.