Elton Deda na prezanton për herë të parë me djalin e tij adoleshent.

495

Me siguri e dini që Elton Deda është baba i një djali të quajtur Frojd por ama deri më tani publiku nuk e njihte imazhin e të birit të artistit shqiptar. I ardhur në jetë nga martesa e Eltonit me Jola Manin, vajzën e artistëve Pavlina e Pirro Mani, Fjordi ka lindur dhe jeton në ShBA me të ëmën.

Ylli i muzikës rock ka vendosur që këtë verë së bashku me djalin të bëjnë një udhëtim babë e bir në Paris të Francës dhe një foto të shkrepur në brendësi të Muzeut të Luvrit, Toni e ka ndarë në rrjetet sociale.

Duke e cilësuar të birin si mbretin e tij, fotoja në fjalë ka marrë mijëra pëlqime e komente, adresuar artistit për të birin që tashmë jo vetëm është bërë një adoleshent king e i është bërë si shok Tonit e madje madje ia ka kaluar edhe me gjatësi.