Bashkia në krahë të fermerëve

351

Bashkia Lezhë përmbyll me sukses një punë shumë të domosdoshme që iu vjen në ndihmë fermerëve, të cilët merren me mbarshtrimin e kafshëve të imta dhe jo vetëm.

Dhjetra lera janë ndërtuar përgjatë Malit të Kakarriqit duke iu shërbyer fermerëve të Torovicës,Balldrenit, Kakarriqit etj. Për bagëtitë e tyre fermerëvë iu duhet më pak mund, pasi lerat më ujë, iu lehtësojnë punën ku më parë bagëtitë për të pirë ujë, i ulnin në fushë.

Krahas realizimit të këtij investimi Agjensia e Shërbimit Pyjor pranë Bashkisë Lezhë po merret edhe me pastrimin e bimësisë, krasitjen e pemëve apo mbjellje në sipërfaqe të caktuara.

‘’Fauna,flora dhe mjedisi në tërsi, kanë të gjithë vemendjen tonë, ndaj investime të tjera do të vijojnë pa ndërpreje’’, nënvizoi Kryetari i Bashkisë Lezhë z.Fran Frrokaj.