Superstrada e Lezhës pa stacione autobusësh e furgonësh

374

Në mungesë të stacioneve të udhëtarëve  e gjithë superstrada Lezhë-fushë Krujë dhe Lezhë-Shkodër kthehet në vendqëndrim për automjetet e transportit publik për të marrë e zbritur pasagjeret.

Pamje të tilla sheh çdo orë e çdo ditë në superstradën që përshkon Lezhën. Pasagjerët hipin e zbresin nga autobusët dhe furgonët ku të munden.

Kërkesa tyre nuk refuzohet as nga dretyesit e mjeteve, pasi as ata nuk kanë një vend të përcaktuar si vendqendrim për të pritur udhëtarë.

Jo në pak raste kjo situatë është bërë shkak për aksidente. I fundit u regjistrua pak ditë më parë në hyrje të Lezhës ku një trajler goditi nga pas një autobus të transportit publik, pa të lënduar.

Qytetarët janë në dijeni të rrezikur, por shprehen se nuk kanë zgjidhje tjetër.

“Duhet të ketë stacionin e vet çdo fshat. Duhet të ketë vendqëndrim,” thotë një qytetar. Përgjegjës për këtë situatë janë policia dhe autoriteti rrugor.

Nga Gjergji Figuri abcnews.al

https://youtu.be/GjUQjXM86qM