Gjykata lë në burg autorët e vrasjes së vëllezërve Bilali

525

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg shtetasit Arsen Stojkut dhe Mislim Ramës, të akuzuar si autor për vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër.

Ndërkohë dy të akuzuarit as në seancën e sotmje gjyqësore nuk kanë pranuar akuzat ndaj tyre, ndërsa kanë kërkuar masa lehtësuese.

Vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali u ekzekutuan me 30 mars të këtij viti në pragun e portës së tyre.

Astriti është babai i Asmer Bilalit, boksierit të arrestuar si pjesë e grupi “Bajri”. Ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen dhe luftën mes bandave në Shkodër.