Përplasja me Niko Peleshin për përmbytjet, flet Voltana Ademi.

225

“Kam tre ditë që kërkoj shpalljen e Emergjencës të Fatkeqësisë Natyrore Lokale në dy njësi Administrative rrezikojmë edhe një pjesë të Livadhevë në qytettin e Shkodrës. Kemi një rritje mbi nivelin e pranueshëm dhe shkojmë drejt rritjes së ekstremit të rrezikut shumë të madh. Aktualisht jemi në situatën e rrezikut të vitit 2018. Të mos vijnë këtu me këpucë lustrafinë, por me investime për të ndërhyrë.

Aktualisht po e përballojmë me forcat tona. Ne parashikojmë edhe që situata të përkeqësohet. Kjo do të kërkojë pa diskutim instrumente financiarë. Ajo që kemi ne është e pamjaftueshme. Kërkesa ime është kërkesë ligjore. Ne deri në këto momente kalojmë 3.5 miliard lekë të vjetra dëme. Ne e njohim territorin dhe e dimë se sa hektarë kemi nën ujë dhe të dëmtuara.

I kërkova Ministrit sot të mos bënte politikë. Unë po flisja teknikisht. Unë nuk kam nevojë të pyes asnjë për të vepruar me fondin tonë të emergjencës por është e pamundur të mbulojmë kompetencat që ka Qeveria. Ne menaxhojmë kompetencat tona. Argjentinaturën që e kishim sot është një hall shumë i madh dhe mendoj se nuk ka rrezik më të madh. Edhe koncetrata që sollën sot nuk mjafton as për një familje në Dajç. Duhet të flasim për masa të menjëhershme. Vetëm për dy orë janë shkaktuar 10 milionë lekë të vjetra dëm”- tha Ademi.

Në intervistën për Report Tv, Ademi foli për situatën e krijuar në Dajç, pasi është çarë argjinatura në fshatin Shirq.

“Kemi kaluar një situatë shumë të vështirë, që në mëngjes herët jemi lajmëruar nga banorët për çarjen e argjinaturës në fshatin Shirq në Njësinë Administrative Dajç bashkia Shkodër ka mobilizura burimet e saj mjete dhe fadroma duke punuar për të mbyllur një çarje të konsiderueshme që rrezikonte dy fshatra. Kemi punuar gjatë na janë bashkuar edhe forcat e FNSH-së.

Kemi hedhur atje pafundësisht inerte gurë për ta mbyllur çarjen dhe kemi bërë të pamundur për ta mbyllur situatën. Kjo është një zgjidhje që ne kemi bërë të mundur që të qëndrojë, por kërkon një investim të domosdoshëm për këtë argjinaturë. Jo vetëm në këtë pikë por kemi shpallur edhe 5 të tjera”, tha ndër të tjera Voltana Ademi.